15.5 C
Tirana
Friday, May 15, 2026
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetAksident në rrugën e vjetër Lezhë–Milot, lëndohen 3 persona: Perspektiva e sigurimeve

Aksident në rrugën e vjetër Lezhë–Milot, lëndohen 3 persona: Perspektiva e sigurimeve

Një aksident rrugor është regjistruar në vendin e quajtur “Tresh”, në rrugën e vjetër Lezhë–Milot, ku një automjet ka humbur kontrollin gjatë lëvizjes.
Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar tre persona. Njëri prej tyre është transportuar me urgjencë drejt spitalit për ndihmë mjekësore, ndërsa dy të tjerët ndodhen në vendngjarje dhe fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetën.
Përveç thirrjes së përsëritur për përgjegjshmëri në drejtimin e mjetit, respektim të rregullave të qarkullimit rrugor, Sigurime.Online sjell edhe interpretimin nga perspektiva e siguruesve të sigurimeve që aktivizohen pas një aksidenti të tillë:
1. Dëmet shëndetësore te dy personat e tjerë, qofshin kalimtarë apo pasagjerë të automjetit që humbi kontrollin, do të mbulohen nga TPL-ja e mjetit shkaktar të aksidentit. Një sigurim i detyrueshëm TPL mbulon deri në 750 mijë euro dëme ndaj të tretëve. Rastet përjashtimore shprehen qartë në policën e sigurimit, por në më të shumtën e rasteve, përvoja tregon se në aksidente të ngjashme pasagjerët dhe këmbësorët gjejnë mbulim nga polica TPL për dëmet e tyre jomateriale.
2. Dëmet në mjetin që humbi kontrollin do të mbuloheshin vetëm në rast se drejtuesi do të kishte një sigurim KASKO për mjetin e tij. Në të kundërt, do t’i duhet të mendojë për riparimin me shpenzimet e tij.
3. Dëmet shëndetësore në drejtuesin e mjetit, nëse njeri nga të dëmtuarit prej aksidentit ka qenë edhe ai, nuk mbulohen nga TPL. Për këtë do t’i duhej një sigurim nga aksidentet personale, përndryshe trajtimin për pasojat e aksidentit do ta paguajë vetë.
4. Nëse drejtuesi i mjetit ka qenë i dehur, deri në masën 0.5 mg/L gjak, vetëm dëmet materiale ndaj të tjerëve, deri në 10 mijë euro, mund t’ia mbulojë polica e sigurimit TPL Plus. Nga raportimet paraprake nuk flitet për dëme materiale ndaj të tretëve, por vetëm shëndetësore.
Kështu që, duke rikthyer në vëmendje thirrjen e Sigurime.Online për përgjegjshmëri në drejtim, rikujtuam katër sigurimet që do të aktivizoheshin sipas rasteve dhe skenarëve, të cilat ende nuk i njohim plotësisht.
spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat