15.5 C
Tirana
Monday, May 13, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetAksident i rëndë në Memaliaj-Krahës/ Një i vdekur dhe dy të plagosur

Aksident i rëndë në Memaliaj-Krahës/ Një i vdekur dhe dy të plagosur

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Memaliaj-Krahës, në vendin e quajtur Qesorat, ku 3 automjete janë përplasur.

Për pasojë janë plagosur 2 drejtuesit e mjeteve, ndërsa një grua, ende e paidentifikuar, ka humbur jetën.

Njoftimi i policisë:

“Rreth orës 11:45, në aksin rrugor “Memaliaj-Krahës”, janë përplasur automjeti me drejtues shtetasin A. M. me automjetin me drejtues shtetasin L. M.. Nga përplasja janë dëmtuar 2 drejtuesit e automjeteve dhe 1 pasagjere ende e paidentifikuar. Si pasojë e dëmtimeve, shtetasja ka humbur jetën, ndërsa 2 drejtuesit e automjeteve janë në kujdesin e mjekëve.

Po punohet për identifikimin e shtetases që ka humbur jetën dhe për sqarimin e rrethanave të aksidentit”.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat