14 C
Tirana
Monday, October 7, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetAkcizë 6 lekë për litër dhe për gazin që përdoret nga familjarët,...

Akcizë 6 lekë për litër dhe për gazin që përdoret nga familjarët, do ndikojë edhe në çmim

Gazi që përdoret nga popullata do të ketë një akcizë prej 6 lekë për litër, ndërsa deri sot akcizë paguhej vetëm për gazin që përdorej për automjetetet (8 lekë për litër).

Aktualisht gazi për konsumatorët familjarë luhatet në një mesatare prej 85 lekë për litër.

Aktorët e tregut pohojnë se ashtu siç do taksë tjetër dhe kjo do të transferohet në çmim.

Nga ana tjetër ata janë dakord për këtë unifikim, pasi sipas tyre kishte abuzime të mëdha, teksa një sasi e madhe e gazit futej me qëllim përdorimi për konsum familjar dhe realisht përdorej për automjetetet. Edhe pa këtë akcizë, gazi për përdorim familjar ishte shtrenjtuar, si rrjedhojë e ndryshimeve të tregjeve ndërkombëtare.

Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 61/2012, ‘Për akcizat në Republikën e Shqipërisë’, të ndryshuar”, ka parashikuar shfuqizimin e pikës 3 të nenit 51 “Produktet që paguajnë akcizë”, të ligjit,  për unifikimin e akcizës për “Gazet e naftës dhe hidrokarbure të tjera gazoike”.

Tashmë të gjithë konsumatorët do të kenë të njëjtin nivel taksimi (si për përdorim vetjak ashtu dhe për qëllime biznesi).

Nga unifikimi i akcizës për gazet e naftës dhe hidrokarburet e tjera gazoike në nivelin 6 lekë/litri pritet që të arkëtohen rreth +375 milion lekë akcizë në vit, ose rreth 3 milionë euro, që pritet të paguhet kryesisht nga konsumatorët familjarë.

Sipas relacionit, Projektligji, synon të vendosë një nivel akcize për gazin e lëngshëm pa diferencuar qëllimin e përdorimit, pasi siç është formuluar ligji aktualisht jep mundësinë e abuzivizmit me sasinë e gazit që nuk paguan akcizë. Pas më shumë se një viti kontrollesh në zinxhirin e plotë të tregëtimit të gazit, është konstatuar se unifikimi është e vetmja zgjidhje për uljen e evazionit në treg.

Nga sasia e importuar e kësaj lënde djegëse, rreth 2/3 nuk ngarkohet me akcizë, që presupozon se nuk përdoret si karburant për automjetet, ndërkohë që vetëm 1/3 e sasisë së importuar deklarohet për përdorim automjetesh dhe ngarkohet me akcizë. Përvoja disa vjeçare ka treguar se administrimi i deklarimit të destinacionit të përdorimit të këtij nënprodukti është shumë i vështirë, duke krijuar mundësi për shmangie nga pagesa e akcizës. Për këtë qëllim është i domosdoshëm unifikimi i nivelit të akcizës për të gjithë përdoruesit.

Ky unifikim ul nivelin e akcizës nga 8 /lekë/lirti në 6 lekë/litri duke ulur edhe koston e përdoruesve të mjeteve motorrike, ndërkohë që rritja e akcizës për përdoruesit e tjerë industrialë dhe familjarë me 6 lekë/litri vërtet do të rrisë koston e përdorimit të kësaj lënde nga ata, por në kushtet kur diferencimi i akcizës lejon shmangien dhe mospagesën e saj, avantazhet krahasuese janë në favor të unifikimit të nivelit të akcizës. /Monitor 

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat