14.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetRritet besimi, shëndeti i shqiptarëve në duart e SIGAL/ Raporti i AMF:...

Rritet besimi, shëndeti i shqiptarëve në duart e SIGAL/ Raporti i AMF: Kompania që paguan më shumë dëme

Të ardhurat nga primet e shkruara bruto të sigurimit për periudhën janar-mars 2022 kapën vlerën 4,280 milionë lekë, ose 5.97% më shumë se në janar-mars 2021.

Kështu thuhet në raportin më të fundit të Autoritetit të Mbikqyrjes Financiare mbi ecurinë e tregut të sigurimeve në Shqipëri gjatë periudhës janar-mars 2022.

Sipas AMF, numri i kontratave të sigurimit të lidhura arriti në 247,576  me një rritje prej 21.99% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Sa i përket të ardhurave nga sigurimet e Aksidenteve dhe Shëndetit, gjatë periudhës janar-mars 2022, arritën në rreth 327 milionë lekë, duke shënuar një rritje prej 23.39% në krahasim me periudhën janar-mars 2021.

Edhe në këtë produkt, ashtu si në ato motorike apo pasuri, kompania lider në treg mbetet SIGAL UNIQA Group Austria.

LEXO EDHESiguracionet e Pronës/ SIGAL UNIQA ruan lidershipin në treg, më e besuara tek shqiptarët

LEXO EDHEHiqet taksa 10 euro për fluturimet, rritet numri i fluturimeve/ Shëndeti në Udhëtim i besohet SIGAL-it

SIGAL UNIQA është krenare që përmes produkteve në sigurimin privat të shëndetit ka mundur të ndihmojë mijëra qytetarë, të cilët falë besimit në kompaninë në fjalë kanë mundur të fitojnë beteja të vështira shëndetësore.

SIGAL UNIQA Group Austria ishte e para kompani që futi në tregun shqiptare sigurimet private të shëndetit, ofron policën e sigurimit, unike në llojin e saj, “JETË PLUS“, risi unike e kompanisë në mbrojtjen e shëndetit, me një mbulim deri në 1 milion euro.

“Jetë Plus” është risi e SIGAL UNIQA-s në mbrojtjen e shëndetit, me një mbulim deri në 1 milion euro, si asnjë siguracion tjetër.

Me një çmim siguracioni nga 200 deri në 300 euro në vit, ju mund të kuroheni në spitalet më të mira të botës.

Por para se të vendosni se në cilin spital do të shkoni për kurim, “Jetë Plus” ju mundëson opinionin e mjekëve të 1 prej 3 qendrave më të mëdha të kurimit në Europë. Kështu, pacienti dhe familjarët e tij do e kenë më të lehtë zgjedhjen e spitalit apo klinikës së duhur.

Përveç kostove të pacientit, “Jetë Plus” mbulon kostot edhe për shoqëruesin e tij.

Por çfarë sëmundjesh mbulon Siguracioni “Jetë Plus”?

Tumoret Malinje (kancer)

Ndërhyryjet kirurgjikale në zemër

Ndërhyrjet kirugjikale në kokë

Ndërhyrjet kirurgjikale në shtyllën kurrizore

Transplantet nga një dhurues i gjallë

Përveç “Jetë Plus”, SIGAL UNIQA bëri një hap tjetër përpara, krahasuar me kompanitë e tjera në treg, duke sjellë edhe shërbimin “TeleShëndet”.

Të sëmureshe dikur do të thoshte të udhëtoje tek zyra e mjekut për t’u ulur në një dhomë pritjeje me individë të tjerë të sëmurë aty rrotull. Pak ose asnjë njeri nuk ka dëshirë të dalë nga shtëpia kur janë të sëmurë, dhe sot falë teknologjisë, shumë njerëz nuk kanë përse ta bëjnë më këtë gjë.

Këtij trendi botëror ju bashkua edhe kompania më e madhe e sigurimeve në Shqipëri e rajon, SIGAL UNIQA Group Austria e cila solli këtë shërbim inovator duke qenë pranë klientëve të saj në çdo moment dhe për t’ju dhënë shërbimin e duhur shëndetësor.

Dhe e gjithë kjo pa qenë nevoja të shkoni në spital apo të prisni në rradhë mjekun, duke ju mbrojtur kështu nga sëmundje dhe viruse që po qarkullojnë gjerësisht.

“TeleShëndet” është një aplikacion për telefona celularë (android dhe iphone) i cili sa herë të keni nevojë për t’u konsultuar me një mjek, keni mundësi t’a telefononi atë me video ose audio 24/7 dhe kudo ku jeni, brenda apo jashtë Shqipërisë.

Pa harruar edhe benefitet shtesë që ka ky shërbim në klinikat dhe spitalet më të mira të vendit.

SI NDIHMOI SIGAL UNIQA mijëra klientë të prekur nga COVID-19

Gjatë këtyre dy viteve shumë të vështirë, jo vetëm për vendin tonë, kompania më e madhe e sigurimeve në Shqipëri dhe rajon SIGAL UNIQA Group Austria ndihmoi përmes produkteve të saj mijëra klientë të prekur nga Covid-19.

Gjatë vitit 2020, SIGAL UNIQA pagoi 137 mijë euro te klientët e saj, të prekur nga virusi COVID-19, të cilët morën kurim të specializuar në spitalet më të mira të Europës, përfshirë Austrinë, Italinë apo Turqinë.

Një vit më pas, gjatë 2021, kur edhe situate u bë më e rënduar, SIGAL shtoi dëmshpërblimet për klientët e saj duke paguar 354 mijë euro, për një total të përgjithshëm, përfshirë edhe vitin që jemi, mbi 500 mijë euro.

Mes mbi 1 milion klientëve që ka aktualisht SIGAL UNIQA Group Austria gjenden edhe emra të njohur të politikës shqiptare. Një prej tyre është edhe kreu i PDIU, Shpëtim Idrizi, njëherazi edhe deputet në disa legjislatura.

“Si çdo shqiptar, edhe unë e kam nisur duke siguruar makinën. Pastaj kuptova që një ndër produktet që më interesoi më shumë ishte sigurimi shëndetësor duke parë që kostot për sigurimin e shëndetit ishin po njësoj me kostot që unë duhet të harxhoja për mirëmbajtjen e makinës. Marr disa produkte nga kompania SIGAL dhe më bën shumë përshtypje serioziteti i një firme shqiptare të konsoliduar tashmë.

Dhe pa dyshim Zoti ne na ka dhënë jetën por ne kemi për detyrë të kujdesemi shëndetin tonë dhe SIGAL UNIQA na i garanton dhe na i siguron këtë gjë”, shprehet z.Idrizi.

Promovimi i një jete të shëndetshme përmes Klinikës Lëvizëse

Ne promovojmë edhe një jetë të shëndetshme përmes SIGAL UNIQA Vital Truck, e para dhe e vetmja klinikë lëvizëse në rajon, e cila ka shkelur çdo pëllëmbë tokë të Shqipërisë për të ofruar vizita dhe ekzaminime falas për qytetarët.

SIGAL UNIQA Vital Truck mundëson një shumëllojshmëri ekzaminimesh, duke nisur nga vizita dhe konsulta me mjekun patholog, matje e sheqerit në gjak, vizitë e syve ORL, Audiograma, EKG e zemrës, Mamografi Echo abdominale, Echo e indeve të buta, matje e kapacitetit vital të mushkërive, matje e oksigjenit në gjak, etj…

“VITAL TRUCK”, e vetme dhe unike në rajon, do të vazhdojë udhëtimet e tij mjekësore edhe në të ardhmen në çdo zonë të Shqipërisë nga Jugu në Veri e nga Lindja në Perëndim.

Kjo nismë madhore e kompanisë sonë, unike në llojin e saj jo vetëm në Shqipëri, ka për synim sensibilizimin e qytetarëve mbi rëndësinë që ka shëndeti në përditshmërinë tonë.

SIGAL UNIQA Group Austria ka siguruar pronën, jetën, shëndetin dhe gjithçka me vlerë të qytetarëve që prej vitit 1999.

Që nga ajo është rritur dhe ka evoluar, por një gjë ka mbetur e njëjtë: angazhimi dhe përkushtimi ndaj klientëve. Kompania përmbush detyrimet e saj kontraktuale, duke dëmshpërblyer me miliona euro dëme çdo vit.

SIGAL ka qenë prej 23 vitesh pranë klientëve të saj dhe të njëjtën gjë do të vazhdojë ta bëjë edhe në të ardhmen për një jetë më të mirë dhe më të sigurtë.

LEXO EDHE: 23 vjet SIGAL, 23 vjet histori suksesi

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat