10.5 C
Tirana
Thursday, April 18, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetAksidentoi për vdekje dy turistët polakë, lihet në burg burg shoferin: 'Ndodhi...

Aksidentoi për vdekje dy turistët polakë, lihet në burg burg shoferin: ‘Ndodhi nga pakujdesia’

Gjykata e Shkodrës ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për 27 vjeçarin e arrestuar pas aksidentit tragjik të ndodhur në Shkodër ku humbën jetën dy turistët polakë.

Bëhet fjalë për aksidentin tragjik të regjistruar më 6 maj 2022, në vendin e quajtur “Kryebushat” të Shkodrës, ku shoferi i makinës ‘Volskwagen’, David Gjonaj u përplas me një motor ku ndodheshin Waldemar Makowski dhe Marta Makowska, dy turistët polakë që ndërruan jetë pas përplasjes fatale.

Seanca u zhvillua me dyer të mbyllura ndërsa drejtuesi i mjetit, David Gjonaj në gjykatë ka deklaruar se gjithçka ka ndodhur nga pakujdesia.

Turistët polakë po iknin nga Shkodra në drejtim të Lezhës, ndërsa drejtuesi i makinë po shkonte për në Shkodër.

Si pasojë e përplasjes fatale ndërruan jetë Waldemar Makowski, 45 vjeç dhe Marta Makowska 42 vjeçe.

14 persona kanë humbur jetën në aksidente rrugore në vendin tonë vetëm gjatë muajit mars 2022 sipas INSTAT.

Sipas të njëjtit burim, 197 persona kanë vdekur në aksidente rrugore gjatë 2021, nga të cilët 21 vetëm në muajin dhjetor.

Momenti tragjik i përplasjes:

LEXO EDHE: Janar-Shkurt/ 184 aksidente rrugore dhe 32 viktima. Qarqet më problematike

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat