17.5 C
Tirana
Friday, April 26, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetSiguracionet e Pronës/ SIGAL UNIQA ruan lidershipin në treg, më e besuara...

Siguracionet e Pronës/ SIGAL UNIQA ruan lidershipin në treg, më e besuara tek shqiptarët

Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare (AMF) publikoi pak ditë më parë raportin mbi ecurinë e tregut të sigurimeve për periudhën janar-mars 2022.

Sipas AMF, të ardhurat nga primet e shkruara bruto të sigurimit për periudhën janar-mars 2022 kapën vlerën 4,280 milionë lekë, ose 5.97% më shumë se në janar-mars 2021.

Gjatë periudhës janar-mars 2022, numri i kontratave të sigurimit të lidhura arriti në 247,576  me një rritje prej 21.99% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Tregu mbetet i orientuar tek sigurimet e Jo-Jetës, të cilat sollën 92.51% të vëllimit të përgjithshëm të primeve, ndërsa sigurimet e Jetës kanë 7.45%.

Gjatë periudhës janar-mars 2022, dëmet e paguara bruto në tregun e sigurimeve, arritën në rreth 1,458 milionë lekë, ose 27.37% më pak se në periudhën janar-mars 2021, kjo ulje është e ndikuar nga vazhdimësia e pagesave për dëmshpërblime nga tërmetet e fund vitit 2019 gjatë janar-marsit 2021.

SIGURIMI I JO-JETËS (Dëme të paguara)

SHQIPTARËT I BESOJNË SIGAL-it PËR PRONËN

Sipas AMF, në portofolat e Pronës, Përgjegjësive, Garancive të cilat gjatë periudhës janar-mars 2022 siguruan mbi 839 milionë lekë të ardhura në total, vendin e parë e zunë Zjarri dhe Dëmtime të Tjera në Pronë me rreth 67.19%, të pasuara nga sigurimi i Përgjegjësisë së Përgjithshme me 23.27% të totalit.

Në portofolin sigurimi nga Zjarri dhe Forcat e Natyrës, gjatë periudhës janar-mars 2022, vihet re një ulje prej 15.38% e vëllimit të primeve të shkruara bruto të këtij portofoli dhe një rritje me 4.67% e numrit të kontratave të sigurimit, krahasuar me periudhën janar-mars 2021.

Edhe në këtë produkt, kompania që ka fituar besimin e shqiptarëve është pikërisht SIGAL UNIQA Group Austria.

Sipas raportit të AMF, SIGAL dominon tregun me 38% të tij.

 

23 VJET SIGAL, 23 VJET HISTORI SUKSESI

SIGAL u themelua në shkurt të vitit 1999 duke i hapur kështu rrugë tregut privat të sigurimeve në Shqipëri ndërsa që prej 23 mars 2007 SIGAL është pjesë e grupit të madh financiar “UNIQA Insurance Group”, i cili zotëron  rreth 87% të aksioneve të kompanisë.

Me mbi 23,500 punonjës, të cilët u shërbejnë mbi 15,5 milionë klientëve në 18 shtete të ndryshme, e bëjnë “UNIQA Insurance Group” një prej gjigandëve të sigurimeve në Europë dhe jo vetëm.

Me një histori mbi 200-vjeçare në tregun e sigurimeve, UNIQA zotëron mbi 33 miliardë Euro asete dhe mbi 7 miliardë euro prime në vit.

Nën moton “Jetojmë më mirë së bashku”, UNIQA Insurance Group punon çdo ditë përmes 40 kompanive të saj të kthejë këtë biznes nga një ofrues i produkteve të sigurimit në një ofrues shërbimi të integruar që mbledh klientët e tyre aty ku ata qëndrojnë në “mjedisin e nevojave” të tyre individuale.

Por nëse ka një kompani sigurimi, e cila bën diferencën në këtë drejtim, ajo është SIGAL UNIQA Group Austria, më e madhja në Shqipëri dhe rajon dhe pjesë e gjigandit austriak “UNIQA Insurance Group”.

Kjo vërtetohet jo vetëm nga raportet të përmuajshme të AMF-së por edhe nga mbi 1 milionë klientë të SIGAL. Në mbi 23 vite të ekzistencës së saj në tregun e sigurimeve, SIGAL UNIQA ka paguar mbi 400 milionë euro dëme tek klientët e saj, ndërsa pas tërmeteve të vitit 2019 mbi 10 milionë euro.

Por përveç korrektësisë dhe seriozitetin me klientët, SIGAL ka edhe një tjetër çelës suksesi, pagimin e drejtëpërdrejtë të klientëve në rast dëmi, qoftë ai material apo shëndetësor.

LEXO EDHE: Pagesat e drejtpërdrejta te klientët, çelësi i suksesit për SIGAL UNIQA-n

Në këtë frymë, UNIQA Insurance Group solli për herë të parë në Shqipëri përmes SIGAL, Sigurimin Privat të Shëndetit ndërsa sot kompania më e madhe e sigurimeve në Shqipëri dhe rajon, me mbi 1 milion klientë, ofron shërbime inovatore për vendin dhe jo vetëm siç janë “TeleShëndet” apo “Jetë Plus”.

LEXO EDHE: Pagoi 300 euro, u dëmshpërblye me 30 mijë euro/ SIGAL UNIQA i përgjigjet në kohë qytetarit në Durrës

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat