0.5 C
Tirana
Sunday, November 24, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetA më duhet "Sigurimi i Shtëpisë" nëse nuk kam më një kredi?

A më duhet “Sigurimi i Shtëpisë” nëse nuk kam më një kredi?

Shtëpia është shumë e rëndësishme për çdo njeri, por për shqiptarët akoma më shumë.

Punojmë për vite të tëra, qoftë edhe në emigracion dhe gjëja e parë që bëjmë është investimi për blerjen e një shtëpie.

Çdokush prej nesh ka një shembull konkretë në familje, miqësi apo aty ku jetojmë sesi individë të caktuar kanë shpenzuar të gjitha fitimet e emigracionit apo kursimet e shumë viteve punë për blerjen apo ndërtimin e një shtëpie ose siç kemi qejf ne shqiptarët ta quajmë “foleja e familjes”.

Por ndodh një përmbytje, tërmet apo zjarr dhe mundi e djersa e një jete të tërë rrënohet në pak sekonda.

LEXO EDHE: Të humbasësh pasurinë e një jete vetëm për 1 euro m²?! Pse nevojitet Sigurimi nga Zjarri dhe ç’ofron SIGAL UNIQA

Nëse ju e keni blerë shtëpinë tuaj me kredi, banka ju kërkon të blini Sigurimin e Shtëpisë, e cila ju mbulon dëmet për shumën që jeni kredituar.

Por nëse ju e keni shlyer kredinë tuaj, a është e nevojshme të vazhdoni të keni këtë sigurim? Po. Për dy arsye shumë të rëndësishme!

  1. Policia e Sigurimit të Shtëpisë është një mënyrë shumë e mirë për të mbrojtur shtëpinë tuaj dhe çfarë ka brenda saj.
  2. Ky sigurim do tju ndihmojë të paguani zëvendësimin e dëmtimeve, përfshirë edhe në orenditë që mban shtëpia, qofshin moblije apo elektroshtëpiake nëse ato shkatërrohen nga zjarri apo tërmeti.

Sa i rëndësishëm është Sigurimi i Shtëpisë në Shqipëri?

Sipas ekspertëve të sizmiologjisë, Shqipëria është një vend me veprimtari të theksuar sizmike. Ajo është goditur shpesh nga tërmete të fuqishme.

Për këtë arsye, Sigurimi i Shtëpisë apo Biznesit tuaj është thelbësore për të shmangur të papritura që mund të rrënojnë financat tuaja.

Sigurimet as nuk i parandalojnë, as nuk i stopojnë tërmetet. Sigurimet rikthejnë financiarisht në gjendjen përpara tërmetit. Çka do të thotë se ato bëjnë të gjitha llojet e rimbursimeve, nëse je i siguruar.

Dhe në këtë drejtim SIGAL UNIQA Group Austria ka treguar se është kompania e sigurimeve më e madhe dhe më e besuar në Shqipëri.

Në vitin 2019 Shqipëria u godit nga disa tërmete të forta ku ai i nëntorit rezultoi më tragjiku dhe ku humbën jetën 51 persona e mbetën të plagosur mbi 900 të tjerë.

Edhe dëmet materiale ishin kolosale. U dëmtuan 95 mijë banesa, 11 mijë u shpallën të pabanueshme, ndërsa u prekën mbi 200 mijë njerëz në 11 bashki të vendit.

Të përgjegjshëm për detyrimet kontraktuale dhe të ndjeshëm për ngjarjet që prekën të gjithë komunitetin, SIGAL UNIQA Group Austria tregoi edhe njëherë se është kompania lider në sigurime.

Si asnjë kompani tjetër, SIGAL UNIQA dëmshpërbleu në një kohë rekord qindra familje dhe biznese në një shumë që i kalon 10 milionë euro.

Mos prit më! Siguro pronën dhe shmang çdo të papritur!

Bli “Sigurimin e Shtëpisë” Online në https://sigal.com.al/…/sigurimi-i…/sigurimi-i-shtepise/

Ose merr një ofertë tani në WhatsApp: 068 60 62 829

SIGAL UNIQA Group Austria, Jetojmë më mirë së bashku

LEXO EDHEVIDEO/ Frikë nga tërmetet? Ja zgjidhja që kanë gjetur dy çunat e “Fiks Fare”

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat