21.5 C
Tirana
Friday, March 29, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetTë humbasësh pasurinë e një jete vetëm për 1 euro m²?! Pse...

Të humbasësh pasurinë e një jete vetëm për 1 euro m²?! Pse nevojitet Sigurimi nga Zjarri dhe ç’ofron SIGAL UNIQA

Rreth orës 01:00 pas mesnate, në rrugën “Thoma Koxhaj” në Tiranë ka rënë zjarr në një qendër studimi për fëmijë.

Policia njofton se veç dëmeve materiale fatmirësisht nuk ka të lënduar në njerëz.

Por sa ngjarje të tilla duhet të raportohen çdo ditë që qytetarët të sensibilizohen që të sigurojnë shtëpitë apo biznesnet e tyre?

Keni investuar gjithë jetën për të ngritur një biznes apo për të blerë një shtëpi dhe të gjitha këto duhen mbrojtur. Mungesa e një plani mbrojtjeje të shkatërrojë pasurinë tuaj.

Askush nuk mund t’i ndalojë fatkeqësitë, por ajo që mund të parandaloni ju, janë kostot financiare për pronën tuaj, nëse ato dëmtojnë biznesin apo banesën tuaj.

Në një kohë kur dimri sapo ka trokitur dhe përdorimi masiv i mjeteve që përbëjnë rrezik për zjarr, siç janë bombulat e gazit, nevoja për të siguruar shtëpitë dhe bizneset bëhet gjithnjë dhe më jetik. Për më tepër kur kostoja financiare e Sigurimit të Pronës është e përballueshme nga të gjitha shtresat e shoqërisë.

ÇFARË ËSHTË SIGURIMI NGA ZJARRI?

Ky sigurim mbulon të siguruarin nga humbjet ose dëmtimet e zjarrit nga një numër burimesh.

Këto përfshijnë zjarre të shkaktuara nga:

  • Energjia elektrike: të tilla si instalimet elektrike të gabuara apo mbinxehja e kabllove të përçimit të elektricitetit);
  • Shpërthimet e gazit (lirimi i gominave të tubacioneve si pasojë e mbingrohjes dhe rrjedhja e tyre);
  • Zjarri i shkaktuar nga rrufeja që bie direkt mbi objekt, zjarri si pasojë e rënies së mjeteve fluturuese mbi pronë apo ngarkesave të rëna nga ky mjet;
  • Zjarri i ardhur nga fqinji.

Siguruesi mbulon kostot e riparimit dhe kthimit të objektit apo aseteve në gjendjen para dëmit.

Ndërkohë çdo strukturë që ka një çertifikatë pronësie mund të mbulohet në sigurim.

SIGURIMI NGA ZJARRI PËR BIZNESET

Kjo përfshin dëmtimin ndaj ndërtesës së biznesit tuaj, strukturave të bashkuara apo të ndara/shkëputura, pajisjet e zyrës, makineritë dhe inventarin. Shumica e policave të sigurimit të bizneseve do të paguajnë gjithashtu për shpenzime operacionale shtesë nëse ju duhet të zëvendesoni operacionet e biznesit tuaj në një vendndodhje të përkohshme. Pra mund të ofrohet edhe mbulim shtesë nga Ndërprerja e biznesit.

OFERTA – BLIJE ME KËSTE SIGURIMIN E SHTËPISË

SIGAL UNIQA Group Austria, kompania lider në tregun e sigurimeve, vjen me lehtësira të reja për klientët e saj.

Kushdo që të sigurojë shtëpinë tani ka një mundësi të artë: ta blejë siguracionin duke e paguar me këste.

Kësti i parë, 60% e çmimit vjetor arkëtohet me lëshimin e sigurimit. Ndërsa kësti i dytë, 40%, pas 4 muajsh.

Çmimi i sigurimit të shtëpisë është i përballueshëm për çdo familje. Për vetëm 1 euro për m/2 ju siguroni shtëpinë nga shumë rreziqe.

Për shembull, nëse ju keni një shtëpi 65m2, ju do të paguani 65 euro në vit për sigurimin e saj, dhe në rast se ju dëmtohet SIGAL UNIQA Group Austria do t’ju dëmshpërblejë.

PSE DUHET TI BESONI PASURINË TUAJ SIGAL UNIQA-s?

SIGAL, duke qenë pjesë e një grupi gjigand sigurimesh në Europën Qendrore dhe Lindore, siç është UNIQA Insurance Group, është krenare të thotë se nuk i frikësohet asnjë lloj dëmi, qoftë edhe miliarda euro.

Ndaj, në 22 vite të ekzistencës sonë në tregun shqiptar, ne kemi paguar mbi 400 milionë euro dëme në fusha të ndryshme, qofshin ato shëndetësore, në banesa dhe biznese, në automjete etj.

Sa i përket vitit 2021, SIGAL UNIQA, vetëm në kategorinë “Pasuria” ka paguar plot 3.5 miliardë lekë dëme, nga të cilat rreth 3 miliardë kanë qenë pikërisht për klientë që kishin siguruar pronat e tyre kundër Zjarrit.

Kjo shifër kolosale do të thotë rikthim në gjendjen e mëparshme të qindra shtëpive, të dhjetëra biznesve dhe mundësimin e vazhdimit të jetës normale njëlloj siç e kishin para se të ndodhte fatkeqësia.

Sepse në të vërtetë ky është edhe misioni i një kompanie sigurimi.

SIGAL UNIQA GROUP AUSTRIA, RRËNJË SHQIPTARE, STANDARTE AUSTRIAKE

Web: www.sigal.com.al

E-mail: [email protected]

WhatsApp: +355 68 606 2829

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat