Të sëmuresh do të thotë të dalësh nga shtëpia, të marrësh makinën për të shkuar tek zyra e mjekut, të ulesh në një dhomë pritjeje me individë të tjerë të sëmurë aty rrotull e të presësh rradhën.
Por pandemia ndryshoi shumë gjëra. Mes tyre edhe sjelljet dhe nevojat e individëve.
Nevoja për t’u këshilluar online dominoi realitetin e shumicës prej nesh dhe për këtë arsye SIGAL UNIQA Group Austria hodhi në treg shërbimin e telemjekësisë, “TeleShëndet”.
Prej muajsh tashmë klientët tanë po marrin shërbim 24 orë nga mjekë të përgjithshëm dhe shkarkimet e aplikacionit rriten dita-ditës.
LEXO EDHE: “Teleshëndet”, risia e SIGAL UNIQA dhe tendencat më të fundit sot në botë
Çfarë është TeleShëndet?
TeleShëndet është një aplikacion, i cili nëse shkarkohet në telefonin tuaj, ju mundëson të komunikoni 24 orë në ditë, 7 ditë të javës me mjekë të përgjithshëm për çdo ankesë që mund të keni.
Mjafton të keni internet dhe mund të komunikoni me mjekët më të mirë duke shmangur rradhën nëpër spitale dhe duke evituar edhe shpenzimet monetare.
Përfitimet nga Teleshëndet:
- Komunikim me mjekun 24/7 me të cilin mund të konsultoni:
- Interpretimin e ekzaminimeve të kryera
- Konsultë me mjekun për shqetësimet shëndetësore
- Krijimin e një kartele mjekësore personale
- Check up vjetor për ju ose një familjar pa limit moshe me këto analiza pranë klinikës MultiMedical: Gjak komplet, Urinë komplet, Glicemi esëll, 1 Echo me zgjedhje, Kolesterol, Sgpt, Sgot, Azotemi, Kreatinemi, EKG + Vizite, Interpretim analizash
- Zbritje deri në 50% në rrjetin mjekesor të SIGAL UNIQA https://sigal.com.al/sherbime-dhe-kontakte/rrjeti-yne-mjekesor/
- Zbritje të dedikuara për COVID në klinikën Pipero Care
- Zbritje të dedikuara për shtatzani në klinikën MultiMedical
- Vizitë okulistike falas dhe lente ose syze optike pranë Tom’s Optic deri në 3,000 Lekë zbritje
- Zbritje të dedikuara për sherbime dentare në klinikën Dental Care One
Më poshtë disa raste të komunikimit mjek-pacientë në platformën “TeleShëndet” dhe zgjidhja që ofron ky shërbim inovativ:
Rasti I:
“Pacientja B.R, 42 vjeçe, telefonoi mjekun në “TeleShëndet” për të referuar shqetësimet e saj.
Ajo ankohej për dhimbje në fund të barkut, urinim të shpeshtë me djegie dhe pika gjaku në fund të urinimit, të shfaqura këto një natë më parë.
Ndërkohë pacientja nuk kishte histori për probleme të tjera shëndetësore.
Përveç jorehatisë që ndjente, pacientja ishte e interesuar të zgjidhte situatën pasi të nesërmen nisej për pushime.
Ju rekomandua të kryente analizat përkatëse, të cilat i ngarkoi në kartelë disa orë më vonë.
Në bazë të rezultateve ju dha mjekimi per “Cistit Acut” dhe këshillat për ditët në vijim”…
Rasti II:
“Paciente 35-vjeçar merr në telefon e alarmuar mjekun në “TeleShëndet” pasi prej 3-4 ditësh ishte me gjendje virale, tështima, djegie fyti, hundë të bllokuara dhe ditën e sotme kishte vënë re në trupin e saj njolla të kuqe të dala në formë hartash, të cilat ndryshojnë herë pas here pozicion dhe krijojnë të kruara të forta.
Është hera e parë që i ndodh ndaj dhe pacientja ishte shumë e shqetësuar. Ndërkohë në video elementët e lekurës dukeshin mjaft qartë.
COVID-19 e ka kaluar 1 vit me parë si dhe është e vaksinuar me 2 doza Pfizer. Nuk vuan nga semundje të tjera shoqëruese.
Si fillim e qetësova duke i thënë se nuk ka asgjë për tu alarmuar pasi shqetësime të kësaj natyre janë të zakonshme në periudha gjatë apo pas infeksioneve virale.
I rekomandova terapi me medikamente anti-alergjikë.
Nëse nuk qetësohet, ditën e nesërme mund të konsultohet me një mjek alergolog…”
TeleShëndet nga SIGAL UNIQA vlen për çdo moshë, edhe për foshnje disa muajshe.
Këtë e tregon edhe rasti më i mëposhtëm.
“Fëmijë 18-muajsh, 3 ditë i sëmurë me kollë, vështirësi në frymëmarrje, frymëmarrje e zhurmshme që dëgjohet në largësi dhe temperaturë deri në 38 gradë.
Që prej moshës 6 muajshe, fëmija ka patur histori të ngjashme.
Në videocall, fëmija është aktiv, luan por kollitet shpesh dhe dëgjohet zhurmë në frymënxjerrje.
U këshillua fillimi i mjekimit për diagnozën “Bronkiolit akut” dhe iu dhanë medikamente me nebulizim e nga goja.
Nëna ishte e familjarizuar me medikamentet kështu që fëmijës iu nis kura në kohë”.
Klientë të kënaqur
Ledita Mezini, pedagoge prej 16 vitesh dhe nënë e dy fëmijëve, është një ndër klientet e para të “TeleShëndet”.
“Më pëlqeu TeleShëndet nga SIGAL sepse gjatë periudhës së COVID-it ishte shumë e vështirë të aksesoja te mjeku ndërkohë që TeleShëndet më ofronte mundësinë që 24 orë të kisha mundësinë të diskutoja problemet e mia mjekun.
Jam shumë e kënaqur nga shërbimi.
Disa herë që kam komunikuar me mjeket, ato kanë qenë korrekte, më kanë kthyer përgjigjet e duhura.
Unë kam zgjedhur paketën familjare të TeleShëndet, e cila më ofron mundësinë të konsultohem me mjekun jo vetëm për vete, për bashkëshortin tim por edhe për dy fëmijët e mi.
Falenderoj SIGAL për këtë mundësi dhe për këtë produkt mjaft inovativ”.
Çmimi? 5,000 Lekë paketa individuale dhe 10,000 Lekë ajo Familjare (4 persona)
SIGAL UNIQA Group Austria, Jetojmë më mirë së bashku