9.5 C
Tirana
Friday, April 19, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetPandemia nuk është zhdukur/ Doza e katërt në Angli, Austria rikthen maskat

Pandemia nuk është zhdukur/ Doza e katërt në Angli, Austria rikthen maskat

Rreth gjashtë muaj pasi Anglia filloi fushatën e saj të vaksinimit përforcues kundër COVID, një dozë shtesë tashmë është e disponueshme.

Qytetarët e moshës mbi 75 vjeç, banorët në shtëpitë e kujdesit ose me sistem imunitar të dobët mund të rezervojnë për një dozë të katërt vaksine.

Ky vendim u mor pasi shifrat zyrtare tregojnë se shkalla e infeksionit po rritet në të gjitha grupmoshat, përfshirë mbi të 70-at. Dhe nuk është vetëm Britania e Madhe. Franca po regjistron më shumë se 80 000 infeksione në ditë.

Edhe Gjermania ka regjistruar numrin më të madh të rasteve që nga fillimi i pandemisë, me pothuajse 300 mijë të infektuar brenda 24 orëve.

LEXO EDHE: Nga check up e vizitat falas tek zbritjet në klinikat më të famshme/ Shtohen përfitimet nga “TeleShëndet”

Ndërsa disa vende kanë hequr masat kufizuese, Austria ka rivendosur maskat e detyrueshme në ambiente të mbyllura. Irlanda po lufton një valë tjetër të pandemisë duke bërë homazhe për viktimat për t’i kujtuar botës se  pandemia nuk është zhdukur

Kina dhe Hong Kongu po regjistrojnë rritjen më të madhe të rasteve me COVID në më shumë se dy vjet, pavarësisht se po ndjekin disa nga politikat më të rrepta të eliminimit të virusit në botë. Shumica e vendeve po përpiqen të jetojnë me coronavirusin, por disa ekspertë shëndetësorë po pyesin se sa kohë mund të mbajë Kina objektivin e saj “zero-COVID”?

LEXO EDHE: Udhëtoni të sigurt me SIGAL UNIQA/ E vetmja kompani sigurimi që ofron “Anullim Udhëtimi”

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat