15.5 C
Tirana
Wednesday, April 24, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetÇmimet e apartamenteve në Vlorë deri 1500€/m2, Sigurimi i tyre vijon 1€/m2

Çmimet e apartamenteve në Vlorë deri 1500€/m2, Sigurimi i tyre vijon 1€/m2

Dyfishimi i çmimeve të apartamenteve në Vlorë, nuk i ka penguar emigrantët dhe të huajt të blejnë shtëpi banimi.

Nëse deri para pak muajsh, kishte zero kërkesa, sot qyteti bregdetar e ka të pamundur ta të përballojë fluksin.

Kreu i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë në Vlorë Arben Breshani thotë se çmimet e pasurive të paluajtshme janë rritur ndjeshëm dhe shkak është bërë kërkesa në rritje për blerje.

“Zona që i themi ne transballkanike ka një rritje çmimi që ka arritur deri në 650 deri në 700 €. Në zonën e Transballkanike ka qenë 400 €- 500 € dhe tani ka vajtur 600-700 €. Në zonë e Lungomares ka qenë 800 €-900 € dhe tani ka arritur 1200-1500 €”, u shpreh kreu i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë në Vlorë, Arben Breshani.

Çmimi i apartamenteve në Transballkanike
Ishte 400 €
Është 700 €

Çmimi i apartamenteve në Lungomare
Ishte 900 €
Është 1500 €

Kërkesat për shtëpi banimi dominohen nga emigrantët, kosovarët, por, së fundmi vihet re një tendencë rritjeje të qytetarëve italianë që preferojnë të jetojnë në Vlorë.

LEXO EDHE: Rikthehen lëkundjet/ Tërmeti “zgjon” Korçën, ende nuk e ke siguruar pronën?!

Por edhe pse shpenzojmë qindra mijëra euro për blerjen e një apartamenti, e kemi shumë të vështirë të shpenzojmë shumë herë më pak për sigurimin e tij.

Shqiptarët konsumojnë mesatarisht vetëm 55 euro për frymë për siguracione, ndërkohë që Europa shpenzon rreth 3000 euro, ndërsa SHBA mbi 6000 dollarë.

Po sa kushton sigurimi i shtëpisë?

Çmimi i sigurimit të shtëpisë është i përballueshëm për çdo familje. Për vetëm 1 euro për m/2 ju siguroni shtëpinë nga shumë rreziqe.

Për shembull, nëse ju keni një shtëpi 65m2, ju do të paguani 65 euro në vit për sigurimin e saj, dhe në rast se ju dëmtohet nga tërmeti, nëse ju shpërthejnë tubacionet apo larg qoftë shpërthen ndonjë bombul dhe ju bën hatanë, atëherë SIGAL UNIQA Group Austria, do t’ju dëmshpërblejë për të gjitha dëmet.

Si është e mundur kjo? Patjetër që është e mundur, se kështu funksionon në të gjithë botën.

Ne në Shqipëri kemi shembullin konkret të atyre familjeve që ju dëmtuan shtëpitë nga 2 tërmetet e vitit 2019. 2 mijë familje që ishin të siguruar tek SIGAL UNIQA u dëmshpërblyen menjëherë dhe sot ata e kanë shtëpinë edhe më të mirë nga çfarë e kishin para tërmetit.

Pyetini ata se çdo të thotë të sigurohesh dhe në rast dëmi të të rikthehet shtëpia siç e ke patur më përpara.

LEXO EDHE: Pagoi 300 euro, u dëmshpërblye me 30 mijë euro/ SIGAL UNIQA i përgjigjet në kohë qytetarit në Durrës

SIGAL UNIQA Group Austria, Jetojmë më mirë së bashku 

Për çfo pyetje apo paqartësi që mund të keni:

Web: www.sigal.com.al

E-mail: [email protected]

WhatsApp: +355 68 606 282

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat