Një banesë në lagjen “Xhabie” në Shkodër është përfshirët nga flakët mesditën e sotme.
Burime për Abcnews.al bëjnë me dije se një i moshuar rreth 74-vjeç i identifikuar si Musa Pajati që ndodhej në banesë në momentin e rënies së flakëve, ka ndërruar jetë.
Ai nuk ka mundur të lëvizë për shkak se ishte i paralizuar. Ndërkohë e shoqja është dërguar në spital ku po merr ndihmë mjekësore për shkak të afiksisë që ka pësuar.
Çifti i të moshuarve jetonin të vetëm ndërsa shkaku që ka sjellë rënien e flakëve dyshohet të jetë bërë bombula e gazit.
Paulin Çarri, shefi i Teknikës shprehet se përjashtohet që shkak të jetë bërë një defekt elektrik.
“Në momentin që na kanë lajmëruar janë stakuar automatet. Nuk ka asnjë defekt elektrik. Sipas meje ka ardhur prej gazit. Kanë automat mbrojtës që janë ulur në moment. Prej elektrikut nuk ka asnjë problem”, tha ai.
Lexo edhe: Rriten incidentet nga zjarri/ Me 0.5 euro për m2 SIGAL ju rikthen shtëpinë në gjendjen e mëparshme
Në një kohë kur dimri ka trokitur dhe përdorimi masiv i mjeteve që përbëjnë rrezik për zjarr, siç janë bombulat e gazit, nevoja për të siguruar banesat dhe bizneset tona bëhet gjithnjë dhe më jetike.
Kostoja financiare e Sigurimit të Pronës është e përballueshme nga të gjitha shtresat e shoqërisë pasi në SIGAL UNIQA Group Austria sigurimi i banesës apo biznesit tuaj kushton duke nisur nga 0.5 euro për m2.
ÇFARË ËSHTË SIGURIMI NGA ZJARRI?
Ky sigurim mbulon të siguruarin nga humbjet ose dëmtimet e zjarrit nga një numër burimesh.
Këto përfshijnë zjarre të shkaktuara nga:
Energjia elektrike: të tilla si instalimet elektrike të gabuara apo mbinxehja e kabllove të përçimit të elektricitetit);
Shpërthimet e gazit (lirimi i gominave të tubacioneve si pasojë e mbingrohjes dhe rrjedhja e tyre);
Zjarri i shkaktuar nga rrufeja që bie direkt mbi objekt
Zjarri si pasojë e rënies së mjeteve fluturuese mbi pronë apo ngarkesave të rëna nga ky mjet;
Zjarri i ardhur nga fqinji.
Çdo individ apo strukturë që ka një dokument pronësie mund të mbulohet në sigurim.
Mos prit më! Siguro pronën dhe shmang të papriturat…