14.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetSigurimet e Pronës/ SIGAL UNIQA, kompania më e madhe dhe më e...

Sigurimet e Pronës/ SIGAL UNIQA, kompania më e madhe dhe më e besuar në Shqipëri

Produkti kryesor i sigurimeve vullnetare, sigurimi i pronës ndaj katastrofave, vitin e kaluar shënoi një rritje të primeve të shkruara bruto me 32.7%, ndërsa pesha e këtij produkti në treg u rrit në 9.8%, nga 8.5% që kishte qenë një vit më parë.

Kështu thuhet në raportin vjetor të publikuar ditën e sotme nga Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare.

Rritja e këtij produkti vlerësohet se është ndikuar ndjeshëm nga zhvillimet në tregun e pasurive të paluajtshme dhe nga zgjerimi i kredisë për prona.

Me rritjen e çmimeve, kreditë bankare po marrin vlera mesatarisht më të larta dhe rrjedhimisht edhe sigurimi i kolateraleve kërkohet për vlera më të mëdha. Si rrjedhojë, edhe primet e sigurimit po rriten.

Një tjetër produkt që shënoi rritje të lartë ishte edhe sigurimi i përgjegjësive civile, me 23% më shumë krahasuar me vitin 2020. Rritja në këtë produkt është sidomos e lidhur me shtimin e ndërtimeve të reja. Pjesërisht, edhe këtu ka një kontribut nga një sigurimi i detyrueshëm ligjërisht, ai që mbulon përgjegjësitë e ndërtuesve.

Në portofolat e Pronës, Përgjegjësive, Garancive të cilat gjatë vitit 2021 siguruan mbi 3,440 milionë lekë të ardhura në total, vendin e parë e zunë Zjarri dhe Dëmtime të Tjera në Pronë me rreth 59.56%, të pasuara nga sigurimi i Përgjegjësisë së Përgjithshme me 30.76% të totalit.

Në portofolin sigurimi nga Zjarri dhe Forcat e Natyrës, gjatë vitit 2021, vihet re një rritje prej 32.73% e vëllimit të primeve të shkruara bruto të këtij portofoli dhe një rritje me 9.88% e numrit të kontratave të sigurimit, krahasuar me vitin 2020.

Raporti vjetor i AMF tregon qartë besueshmërinë që shqiptarët kanë ndaj SIGAL UNIQA Group Austria, e cila rezulton kompania e sigurimit që dominon Sigurimet e Pronës me rreth 40% të tij.

Lexo edhe: Shqiptarët të fundit në Europë, 55 euro sigurime për frymë në vit

Nuk duhet harruar fakti se, gjatë vitit 2021, SIGAL UNIQA vetëm në Sigurimet e Pronës ka paguar rreth 3.5 miliardë lekë dëme.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat