16.5 C
Tirana
Saturday, April 20, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetShqiptarët të fundit në Europë, 55 euro sigurime për frymë në vit

Shqiptarët të fundit në Europë, 55 euro sigurime për frymë në vit

Tregu i sigurimeve u rrit me 16% për vitin 2021.

Të dhënat e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare treguan se volumi i përgjithshëm i tregut, i matur sipas primeve të shkruara bruto, arriti në 19.3 miliardë lekë ose pothuajse 160 milionë euro.

Primet e shkruara bruto kaluan edhe nivelin e shënuar para pandemisë në vitin 2019, me 9.7% më shumë.

Megjithëse tregu i është kthyer tendencës normale të rritjes, me ritmet e para pandemisë, sërish Shqipëria ka një ndër tregjet e sigurimeve më të vegjël në Europë, me rreth 55 euro prime sigurimi për frymë në vit.

Shqipëria vazhdon të jetë një nga vendet me shpenzimet më të ulëta për prime sigurimi në Europë.

Tregu shqiptar i sigurimeve që në fillesat e veta mbështetet në masën dërrmuese te sigurimet që janë të detyrueshme, për shkak të kërkesave ligjore ose për shkak të kushteve kontraktore të përcaktuara nga palët e treta, siç mund të jenë bankat, apo institucionet financiare.

Për këtë arsye, edhe shumë prej sigurimeve që ligjërisht janë vullnetare, si për shembull sigurimi i pronës, apo i jetës së debitorit në pjesën më të madhe shiten në formë të detyrueshme.

Vendi i Bashkimit Europian me shpenzimet më të ulëta për prime sigurimi është Rumania, ndërsa mesatarja europiane vlerësohet në më shumë se 2 mijë euro për frymë në vit.

Ndërsa në Zvicër primi mesatar për frymë arrin në rreth 7 mijë euro në vit.

Lexo edhe: Sigurimet Motorike/ SIGAL UNIQA, kompania që paguan më shumë dëme, rritje gjatë 2021

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat