Një aksident i rëndë ka ndodhur në Kamëz rreth orës 13:35 të ditës së sotme, ku si pasojë e daljes nga rruga të një motomjeti dhe përplasjes me shtyllën e tensionit, ka humbur jetën një 30-vjeçar.
30-vjeçari me inicialet E.K., ka ndërruar jetë menjëherë në vendngjarje.
Grupi hetimor dhe policia po vijojnë punën për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Informacioni i Policisë:
Më datë 04.01.2022, rreth orës 13:35, në Kamzë, në vendin e quajtur “Tre fushat”, shtetasi E. K., rreth 30 vjeç, duke drejtuar motomjetin, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e motomjetit dhe ka dalë nga rruga duke u përplasur me një shtyllë tensioni.
Si pasojë e përplasjes, shtetasi E. K., ka humbur jetën në vendngjarje.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.