Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare publikoi raportin e 4-mujorit të parë të vitit 2026 për ecurinë e tregut të sigurimeve për periudhën janar-prill 2026.
Me interes parësor për publikun janë shifrat e dëmeve të paguara nga kompanitë siguruese. Sipas këtij raporti SIGAL INSURANCE GROUP vijon të jetë kompania kryesore në pagesat e dëmeve në industrinë e sigurimeve në vend.
Në industrinë e sigurimeve operojnë 5 kompani në segmentin e sigurimeve të jetës dhe 8 kompani në segmentin e sigurimeve të jo-jetës. SIGAL, në 4 muajt e parë të vitit 2026, ka paguar 28.33% të totalit të dëmeve, në raport me pagesat e të gjithë industrisë së sigurimeve.
SIGAL pagoi 26.61% të dëmeve të tregut në sigurimet e jetës dhe 28.42% të dëmeve në tregun e sigurimeve të jo-jetës.
Sigurimet e jo-jetës
Në segmentin e sigurimeve të jo-jetës, SIGAL pagoi 796,107,000 lekë. Kjo shifër është 28.42% e totalit të dëmeve, që pagoi e gjithë industria e sigurimeve në segmentin e jojetës.
Sigurimet e jetës
Në segmentin e sigurimeve të jetës, SIGAL pagoi në 4 muajt e parë të vitit 2026, 37,313,000 lekë dëmshpërblime, ose 26.61% të totalit të dëmeve që pagoi industria e sigurimeve në segmentin e jetës.
Totali
Në total, SIGAL pagoi 833,420,000 lekë dëmshpërblime, ose afërsisht 8.74 milionë euro, 28.33% e totalit të dëmeve që pagoi e gjithë industria e sigurimeve në të dy segmentet, jetë dhe jo-jetë.
Mbi 7 mijë përfitues konkretë, në segmentet jetë dhe jojetë, janë dëshmitë e vlerës së një police sigurimi, si edhe dëshmitarë të korrektesës dhe përpikërisë, në përputhje me kontratat dhe legjislacionin në fuqi, të kompanisë SIGAL.
Industria
Gjatë periudhës janar-prill 2026, tregu i sigurimeve u rrit me 8.39% krahasuar me një vit më parë. Sigurimet jo-jetë zënë peshën kryesore të tregut me 7.54 miliardë lekë prime, ndërsa sigurimet e jetës arritën 766.7 milionë lekë. Sipas raportit të AMF, dëmet e paguara u rritën me 13.35%, duke arritur në 3 miliardë lekë dhe mbi 26 mijë dëme të likuiduara.




