28.5 C
Tirana
Monday, May 25, 2026
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetTPL e blerë online, si të pajiseni me kopjen e policës dhe...

TPL e blerë online, si të pajiseni me kopjen e policës dhe si ta verifikoni vlefshmërine e saj?

Javën e shkuar Sigurime.Online shkroi për lehtësirat digjitale, që ofron Sigal Insurance Group përmes sigal.al. Një ndër produktet më të kërkuara është sigurimi i detyrueshëm motorik, TPL-ja.

Menjëherë, një lexues dërgoi një pyetje në inboxin e Sigurime.Online: “A mund ta verifikoj në ndonjë mënyrë, në çdo kohë, që polica e sigurimit është e vlefshme?” Sigurime.Online, në këtë shkrim, do t’i jap përgjigje kësaj pyetje.

Në çdo kohë, në sistemin e-albania, në llogarinë e-albania të pronarit të mjetit, në kategorinë “Verifikimi i policës së sigurimit”, mund të verifikoni vlefshmërinë e sigurimit TPL të blerë online dhe numrin serial të kësaj police.

Aty mund të verifikoni vlefshmërinë e policës, njohjen dhe regjistrimin e saj në sistemin shtetëror.

Kjo policë, detyrimisht duhet printuar dhe mbajtur një kopje fizike. Si zgjidhet?

Në çastin e blerjes së policës online, një kopje e kësaj police do të ju vijë në email-in tuaj, e pajisur me QR Code e cila e barazvlerëson me kopjen origjinale.

Kjo kopje e ardhur në email duhet mbajtur përherë me vete, mundësisht fizikisht.

Përse duhet ta keni me vete këtë kopje? 

Pika 1 e nenit 5 të ligjit 32/2021 për sigurimin e detyrueshëm në transport, në pjesën e detyrimeve të pronarit ose të përdoruesit të mjetit të transportit, e saktëson këtë pjesë.

Pronari/përdoruesi i mjetit të transportit, gjatë përdorimit të tij, është i detyruar të mbajë me vete policën e sigurimit ose ndonjë provë tjetër të lidhjes së kontratës së sigurimit të detyrueshëm, si dhe Raportin Evropian të Aksidenteve.

Në çastin e blerjes së policës online, kopje e kësaj police ju ka ardhur edhe në email-in tuaj, e pajisur me QR Code e cila e barazvlerëson me kopjen origjinale.

Ky barazvlerësim e bën të përdorshme dhe të rregullt për përdorim në çdo institucion shtetëror. Edhe në rast kontrolli policor, nëse ju e keni me vete këtë kopje fizike, ajo përbën pjesën: “ndonjë provë tjetër e kontratës së sigurimit të detyrueshëm”. 

 

 

 

 

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat