Me aplikacionin novator FPC Health, togfjalëshat: “Çfarë po ndodh me kërkesën time të dëmshpërblimit?”, “Do të na duhet edhe një dokument”, “Më nisni edhe një email”, “Paraqituni pak fizikisht”, do të rrallohen aq shumë sa me gjasë do të shkojnë drejt nxjerrjes nga përdorimi.
FPC HEALTH-i është një aplikacion telefonik, i cili shmang nevojën për ecejake fizike dhe burokraci të tepërta administrative në rast të një dëmi shëndetësor, gjatë procesit të raportimit të tij, përgatitjes së dosjes së këtij raportimi dhe të ndjekjes së ecurisë së kërkesës për rimbursim.
Për klientët e SIGAL Insurance Group gjithçka është ndërfutur brenda një telefoni: te aplikacioni.
Nëpërmjet FPC Health klienti mund të raportojë pa vonesa te kompania e tij dëmet shëndetësore.
Virtualisht ai mund të kërkojë rimbursimin dhe të ndjekë ecurinë e shqyrtimit të kërkesës së tij.
Gjendja e kërkesës për rimbursim do të raportohet në aplikacionin, në llogarinë personale të klientit.
Arkivimi dhe administrimi i njëkohshëm i dokumenteve digjitale do ta përshpejtonte maksimalisht procedurën e dëmshpërblimit.
SIGAL Insurance Group është kompani pionere në digjitalizimin e menaxhimit të raportimit të dëmit dhe ndër të vetmet kompani me një departament të kushtuar novacionit teknologjik në sigurime.
SIGAL Insurance Group, sipas të dhënave zyrtare nga AMF, në një industri me 8 kompani operuese, për vitin 2025 pagoi thuajse gjysmën e dëmeve totale të tregut të sigurimeve shëndetësore në vend.




