23.5 C
Tirana
Friday, May 22, 2026
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetTELESHËNDET me SIGAL, kujdesi i çdokohshëm nga telefoni

TELESHËNDET me SIGAL, kujdesi i çdokohshëm nga telefoni

“Teleshëndet” quhet aplikacioni telefonik i Sigal Insurance Group, që ndërton një urë 24-orëshe komunikimi mes mjekut dhe të siguruarit. Konsultë zanore dhe me video, sipas nevojës, sipas rastit, në çdo kohë, është ajo çfarë ky aplikacion sjell në praktikë.

Teleshëndeti shëndrrohet në këshilltarin digjital të çdokujt, që ka një sigurim në SIGAL dhe një telefon në të cilin mund ta shkarkojë si aplikacion.

Zbritjet në shërbimet e rrjeteve spitalore të SIGAL, recetat e mjekut dhe shkarkimi i kartelës mjekësore online janë përfitimet e tjera të këtij aplikacioni novator.

Për kontrollet okulistike, për trajtimet e shtatëzanisë, për analiza dhe eco, për kujdesin dentar, për fizioterapinë dhe shërbime të tjera të përgjithshme, me TELESHËNDET-in në telefon, portofoli do të ketë më pak shpenzime. Rrjeti mjekësor i bashkëpunëtorëve të SIGAL, për të sipërpërmendurat, ofron ulje deri në 50%.

SIGAL Insurance Group është kompani pionere në digjitalizimin e menaxhimit të raportimit të dëmit dhe ndër të vetmet kompani me një departament të kushtuar novacionit teknologjik në sigurime.

SIGAL Insurance Group, sipas të dhënave zyrtare nga AMF, në një industri me 8 kompani operuese, për vitin 2025 pagoi thuajse gjysmën e dëmeve totale të tregut të sigurimeve shëndetësore në vend.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat