22.5 C
Tirana
Wednesday, May 20, 2026
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetSigurime.Online sqaron pse nuk mbulohet nga TPL Plus rasti i drejtuesit të...

Sigurime.Online sqaron pse nuk mbulohet nga TPL Plus rasti i drejtuesit të dehur që goditi mjetin policor

Një 44-vjeçar, pasi nuk iu bind urdhrit policor për të dalë nga automjeti i tij, në gjendje të dehur me marshin e lëvizjes mbrapa goditi mjetin policor.

Pamjet qarkulluan edhe në rrjete sociale dhe në media.

Sigurime. Online, mori një pyetje interesante nga një lexues në lidhje me rastin:

“Nëse do të kishte një sigurim TPL Plus, a do të mbulohej në këtë rast?”. 

Përgjigjja jonë ishte e menjëhershme, jo.

Arsyeja pse nuk morëm kohë gjatë ishte një dhe e vetme: nga të dhënat paraprake, fill pas ngjarjes, u raportua për publikun se drejtuesi i mjetit paraqiste një ndikim alkooli mes 1.3-1.4 mg/L.

Polica e sigurimit TPL Plus mbulon dëmet materiale deri në 10 mijë euro vetëm në rastin e përdorimit të alkoolit nën 0.5 mg/L.

Në policën e sigurimit TPL, po me vlefshmëri edhe për TPL Plus, te kriteret përjashtuese përfshihet edhe aksidenti i qëllimtë.

Në rastin konkret mbetet për t’u vërtetuar nga raporti policor se si faktohet qëllimshmëria e aksidentit, por për çdo rast, do të mjaftonte niveli i alkoolit në gjak për ta përjashtuar nga mbulimi i sigurimit TPL PLUS.

Edhe sikur ta kishte atë sigurim, do të mjaftonte kapërcimi i nivelit të alkoolit në gjak për të mos u aktivizuar si mbulim.

 

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat