18.5 C
Tirana
Tuesday, May 19, 2026
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetZhvillimet e Tregut të Titujve të Qeverisë jashtë Bursës për periudhën Janar-Mars...

Zhvillimet e Tregut të Titujve të Qeverisë jashtë Bursës për periudhën Janar-Mars 2026

Të dhënat statistikore të tregut të titujve të Qeverisë jashtë Bursës për periudhën Janar-Mars 2026, flasin për një dominim të transaksioneve “Marrje dhe Transmetim urdhri në tregun primar (Ankand)” dhe “Shlyerje e vlerës nominale në maturim” përkatësisht me 55.00dhe 39.88% kundrejt vëllimit të përgjithshëm.

Vëllimi i tregut sekondar të titujve të Qeverisë të realizuara jashtë Burse për periudhën Janar-Mars 2026, u dominua në masën 51.81% nga transaksionet në instrumente afatshkurtër (bono thesari) dhe 48.19% transaksione në instrumente afatgjatë (obligacione).

Parë nga këndvështrimi i numrit të transaksioneve, 85.35% e të gjitha transaksioneve të tregut sekondar të titujve të Qeverisë jashtë Burse, i takojnë transaksioneve të kryera në bono thesari.

Pjesëmarrja në tregun sekondar të titujve të Qeverisë jashtë Burse, për periudhën Janar-Mars 2026 dominohet nga investitorët individualë, të cilët kryejnë 98.13% të të gjitha transaksioneve në këtë treg.

Tre grupet e transaksioneve B, C dhe F

Transaksioni i llojit Tregtim për llogari të vet kur ekzekuton urdhrat e klientit (Shitja e titujve të Qeverisë investitorit nga portofoli i bankës, apo shoqërisë komisionere)” gjatë periudhës Janar-Mars 2026, ka pasur një ulje prej 246 milionë lekë ose 15.69% krahasuar me periudhën Janar-Mars 2025. Gjithashtu edhe numri i transaksioneve i llojit është ulur në masën 16.28%.

Transaksioni i llojit Tregtim për llogari të vet kur ekzekuton urdhrat e klientit (Blerja e titujve të Qeverisë nga banka apo shoqëria komisionere para datës së maturimit nga investitori)” gjatë periudhës Janar-Mars 2026, ka pasur një ulje prej 616 milionë lekë ose 66.46% dhe me një ulje prej 46.53% në numrin e transaksioneve, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Transaksionet e llojit F “Ekzekutimi i urdhrit të klientit (jo nga dhe për llogari të portofolit të subjektit)” nuk janë ekzekutuar gjatë periudhës Janar – Mars 2026.

Në totalin e transaksioneve të llojit B, C dhe F të marra së bashku, vihet re një ulje në vlerë absolute me rreth 863 milionë lekë, krahasuar me periudhën Janar-Mars 2025.

 

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat