Pas publikimit të draft-raportit të Parlamentit Europian dhe në prag të diskutimeve të vazhdueshme në Këshill lidhur me propozimin e Komisionit Europian të nëntorit 2025 për rishikimin e Rregullores mbi Publikimet e Financës së Qëndrueshme (SFDR).
Insurance Europe, përmes një postimi publik, ritheksoi mbështetjen e saj të fortë për një kuadër më të thjeshtuar, efektiv dhe koherent.
Rishikimi përfaqëson një mundësi të rëndësishme për të rritur transparencën, përdorshmërinë dhe sigurinë ligjore si për investitorët, ashtu edhe për pjesëmarrësit në tregjet financiare.
Insurance Europe ka paraqitur qëndrimin e saj të detajuar mbi rishikimin e SFDR-së dhe thekson nevojën për përshtatje të mëtejshme të targetuara, me synim ofrimin e publikimeve kuptimplota dhe të krahasueshme.
Prioritetet kryesore të shpallura nga Insurance Europe përfshijnë:
- Sigurimin e një trajtimi të përshtatshëm për obligacionet sovrane me qëllim të përgjithshëm
- Ofrimin e një regjimi të qartë dhe praktik për produktet me shumë opsione (MOPs)
- Mbështetjen, dhe jo ndalimin, e rrugëve të besueshme të tranzicionit
- Sigurimin e një tranzicioni të qartë për produktet që aktualisht klasifikohen sipas kuadrit ekzistues, por që mund të mbeten pa kategori në regjimin e rishikuar, si dhe harmonizimin e zbatimit të Nivelit 1 dhe Nivelit 2 për të shmangur boshllëqet rregullatore




