Një aksident rrugor ka ndodhur në rrugën nacionale Maqellarë–Peshkopi.
Sipas informacioneve paraprake, një fugon është përplasur me një makinë. Ende nuk dihet numri i personave të lënduar.
Duhet pritur ende raporti policor i aksidentit, por paraprakisht nga perspektiva e sigurimeve mund të thuhet:
- TPL-ja e mjetit shkaktar mbulon deri në 750 mijë euro dëme ndaj të tretëve, dëme materiale dhe jo materiale. Në varësi të raportit policor nga vendngjarja, ky sigurim do të aktivizohet.
- Pasagjerët e mjetit të transportit publik mbulohen nga sigurimi i përgjegjësisë ndaj pasagjerit, që është sigurim i detyrueshëm në transportin rrugor, cilido të ketë qenë shkaktari. Ekziston një policë e posaçme sigurimi për sigurimin e detyrueshëm të pasagjerëve në transportin publik. Ky sigurim mbulon vdekjen dhe dëmtimet trupore të shkaktuara pasagjerit. Pasagjerë konsiderohen personat që udhëtojnë me njërin nga mjetet e transportit të destinuara për transportin publik, pavarësisht nëse kanë blerë një biletë, përfshirë personat që kanë të drejtë të udhëtojnë pa pagesë, si dhe personat të cilët ndodhen në territorin e stacionit, të molit, portit, aeroportit ose pranë mjeteve të transportit, para se të hipin ose janë duke zbritur, të cilët kanëqëllim të udhëtojnë ose që kanë udhëtuar me njërin nga mjetet e transportit, me përjashtim të personave të punësuar në mjetin e transportit.
- Për dëmet materiale në mjet, duke qenë se aksidenti ka ndodhur mjet me mjet dhe në lëvizje, sigurimi MINIKASKO do të aktivizohej menjëherë nëse do ta kishnin si policë sigurimi, për të mbuluar deri në 10 mijë euro dëme materiale në mjetin shkaktar.
- Për çdo rast tjetër, do të duhej KASKO për mbulimin e dëmeve materiale në mjetin që do të mbahet shkaktar për këtë aksident.
- Për dëmet shëndetësore te drejtuesit, duhet ditur që drejtuesi i mjetit që do të mbahet shkaktar, nuk do të mbulohet nga asnjë lloj sigurimi përveç sigurimit nga aksidentet, ose çdolloj karte shëndeti, për të mbuluar emergjencat. Sigurimi nga aksidentet, në varësi të mbulimit, ofron deri në 3 milionë Lekë dëmshpërblim në rast humbje jete ose paaftësie të plotë të përhershme.




