21.5 C
Tirana
Wednesday, May 13, 2026
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetDy makina të djegura, sigurimi KASKO dhe çfarë duhet ditur

Dy makina të djegura, sigurimi KASKO dhe çfarë duhet ditur

Në harkun e 24 orëve, 2 automjete në Shqipëri, njera në Lezhë dhe tjetra në Tiranë, u gjendën nën flakë.

Sigurime.Online mori menjëherë pyetje nga ndjekësit: “Cilët sigurime do t’i mbulonin këto dëme”.

Sigurimi KASKO është i duhuri!

Cilado qoftë origjina e dy zjarreve, në varësi të mbulimeve në kontratën e sigurimit KASKO, dy lloje mbulimesh të lidhura me zjarret janë këto:

  1. Zjarr, Rrufe, Eksplozion
    Zjarri dhe eksplozioni që vijnë nga faktorë të jashtëm dhe përfshijnë mjetin e siguruar. Rrufeja mbi mjetin motorik.
  2. Dëmtimi nga akte keqdashëse
    Dëmet e ndodhura nga veprime të kryera në mënyrë të qëllimshme apo keqdashëse nga palë të treta pa dijeninë e të siguruarit.

Sa i takon skenarit të dytë, siguracioni KASKO parashikon mbulim për akte dashakeqe, përfshirë zjarrëvënien, por vetëm pas verifikimeve të plota hetimore.

Dëmshpërblimi jepet kur provohet qartë se i siguruari nuk ka pasur dijeni, përfshirje apo përfitim nga ngjarja.

Procedura kërkon raport policor, analizë të rrethanave dhe respektim të të gjitha kushteve të policës. Çdo dyshim për mashtrim, konflikt interesi apo deklarim të pasaktë përbën bazë për refuzim të dëmshpërblimit dhe pasoja ligjore.

Siguracioni KASKO mbetet një instrument mbrojtjeje për ngjarje të paparashikuara, duke mbuluar rreziqe si dëmtime aksidentale, zjarr, vjedhje, katastrofa natyrore dhe incidente të tjera të verifikuara.

Qëllimi i policës është mbrojtja e të siguruarve nga rreziqe reale dhe të papritura, duke garantuar dëmshpërblim vetëm në rastet kur plotësohen kriteret ligjore dhe kontraktuale.

Nëse zjarri vjen si pasojë e shkaqeve teknike të mjetit, problemeve të brendshme, në kontratën e sigurimit KASKO ky shprehet qartësisht si përjashtim nga mbulimi.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat