Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare zhvilloi një takim online me përfaqësues të Zyrës së Asistencës Teknike të Departamentit të Thesarit të SHBA-së (OTA), ku në fokus ishte forcimi i sigurisë kibernetike dhe qëndrueshmërisë operacionale në sektorin financiar.
Drejtoresha Ekzekutive e AMF-së, Adela Xhemali, prezantoi progresin në hartimin e manualeve të sigurisë kibernetike, metodologjive të mbikëqyrjes dhe forcimin e kapaciteteve profesionale të stafit.
Palët diskutuan edhe përmirësimin e politikave të IT-së, mbrojtjen e të dhënave dhe edukimin financiar.
Bashkëpunimi teknik synon modernizimin e mbikëqyrjes financiare dhe afrimin me standardet e Bashkimit Europian dhe praktikat më të mira ndërkombëtare.
Ky informacion u shpërnda në rrjetet e veta të komunikimit nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare.




