8.5 C
Tirana
Thursday, November 21, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitet"Pandemia e rradhës, më vdekjeprurëse se Covid-19"

“Pandemia e rradhës, më vdekjeprurëse se Covid-19”

Pandemintë në të ardhmen mund të jenë më vdekjeprurëse se Covid-19, prandaj edhe leksionet e fituara nuk duhen harruar dhe bota duhet të jetë e përgatitur për sulmin e ardhshëm viral, sipas një prej krijuesve të vaksinës së AstraZeneca-Oxford.

Koronavirusi ka lënë mbi 5.26 milionë njerëz të vdekur në botë, sipas Universitetit John Hopkins, ka sjellë humbje prej triliona dollarësh në prodhim ekonomik si dhe ka penguar jetesën për miliarda njerëz.

Lexo edheShëndeti, ja cilës kompanie sigurimi i besojnë shqiptarët

“E vërteta është se pandemia e ardhshme do të jetë më e keqe. Më ngjitëse, më vdekjeprurëse, ose të dyja”- tha Sarah Gilbert, duke shtuar se kjo nuk do të jetë hera e fundit që një virus kërcënon jetën.

Gilbert, një profesore e virologjisë tek Universiteti i Oksfordit, tha se bota duhet të jetë e përgatitur për virusin e radhës.

Njohuria që kemi fituar, nuk duhet të humbasë”– tha ajo.

Përpjekja për t’i dhënë fund pandemisë ka qenë e pabarabartë dhe e fragmentuar, me limit në aksesin e vaksinave në vendet me të ardhura të ulëta, ndërkohë që vendet e pasura po marrin doza të treta nxitëse.

Gilbert tha se varianti Omicron përmban mutacione që njihet se rrisin transmetueshmërinë.
Ka ndryshime që i bëjnë antitrupat e krijuara nga vaksina apo ato natyrorë, më pak efektiv në parandalimin e Omicron”- tha ajo, duke shtuar se deri sa të shtohen informacionet, duhet të ndërmerren hapa për ta ngadalësuar.
spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat