13.5 C
Tirana
Friday, May 3, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetShëndeti, ja cilës kompanie sigurimi i besojnë shqiptarët

Shëndeti, ja cilës kompanie sigurimi i besojnë shqiptarët

Të ardhurat nga sigurimet e Aksidenteve dhe Shëndetit, gjatë periudhës janar-tetor 2021, arritën në rreth 1,009 milionë lekë, duke shënuar një rritje prej 12.49% në krahasim me periudhën janar-tetor 2020.

Kështu thuhet në raportin e Autoritetit të Mbikqyrjes Financiare mbi ecurinë e tregut të sigurimeve për periudhën janar-tetor 2021

Sa i përket ndarjes së tregut, duket qartë se shqiptarët shëndetin e tyre ia besojnë kompanisë më të madhe të sigurimeve në vend, SIGAL UNIQA Group Austria.

Sipas AMF, SIGAL zotëron 41.53% të tregut, ndërsa në të njëjtën periudhë të një viti më parë ishte në shifrat e 39.01%.

NDARJA E TREGUT 

Edhe te dëmet e paguara te klientët SIGAL UNIQA Group Austria rezulton sërish kompania numër 1.

Gjatë periudhës janar-tetor 2021 SIGAL zotëron gjysmën e tregut me 49,39% ose e përkthyer në lekë me 242,160,000.

Produktet inovative që SIGAL UNIQA ka hedhur në treg, siç është TeleShëndet apo edhe paketat e tjera dedikuar çdo shtrese të popullsisë, ka bërë që shqiptarët t’ia besojnë kësaj kompanie shëndetin e tyre.

DËMET E PAGUARA

Lexo edhe: Alo Doktor! Me “TeleShëndet”, mjeku 24 orë me vete, kudo dhe kurdo

Raporti i plotë i AMF

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat