19.5 C
Tirana
Thursday, May 2, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetAksident në Kavajë, makina përplas për vdekje 66-vjeçarin që lëvizte me motor

Aksident në Kavajë, makina përplas për vdekje 66-vjeçarin që lëvizte me motor

Një aksident me vdekje është shënuar mëngjesin e sotëm në zonën e Kavajës.

Një makinë me drejtues shtetasin R.H. ka përplasur një motor me të cilin udhëtonte 66-vjeçari me iniciale S.G.

Si pasojë e përplasjes, ka humbur jetën në vendngjarje drejtuesi i motorit.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 09:40 në autostradë pranë zonës së quajtur “Bishti i Zhurit”.

Lexo edheCovid-19, Omicron, kancer, aksidente… Si të mbrojmë shëndetin në këto kohë të vështira

Njoftimi i policisë:

Më datë 07.12.2021, rreth orës 09:40, në autostradë, në vendin e quajtur “Bishti i Zhurit”, mjeti me drejtues shtetasin R. H., ka aksidentuar motomjetin me drejtues shtetasin S. G., 66 vjeç.
Si pasojë e aksidentit, shtetasi S. G., ka humbur jetën në vendngjarje.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat