Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, e ka shpallur të mërkurën ditë zie shtetërore në Kosovë në dnër të viktimave të aksidentit tragjik në Bullgari.
“Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në mbështetje të legjislacionit në fuqi, ka marrë vendim të mërkurën, me 24 nëntor 2021, të shpallet ditë zie shtetërore në shenjë solidarizimi dhe nderimi të qytetarëve të Maqedonisë së Veriut, shumica dërmuese bashkëkombas tanë, të cilët kanë humbur jetën tragjikisht në aksident trafiku në Bullgari”, thuhet në njoftimin e Presidencës.
Kujtojmë që mëngjesin e djeshëm është shënuar një aksident tragjik, ku një autobus me shqiptar të Maqedonisë së Veriut në Buallgari pësoi një aksident. Nga aksidenti humbën jetën 45 persona, ku mes tyre kishte edhe shumë fëmijë.
Maqedonia e Veriut ka shpallur tre ditë zie për këtë aksiedent tragjik.