11.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetRa nga lartësia e pallatit ku punonte, humb jetën 28-vjeçari në Shëngjin

Ra nga lartësia e pallatit ku punonte, humb jetën 28-vjeçari në Shëngjin

Një tjetër aksident fatal në punë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në vendin tonë.

Një punëtor ndertimi ka humbur jetën pasi ka rënë nga lartësia e një pallati qe po ndërtohej në Shëngjin.

Sipas policisë, viktima është Emilano Frroku, 28-vjeç.

Ngjarja ka ndodhur rreth 07:30, ndërsa Frroku humbi jetën rrugës për në spital.

Siguria në punë, kultura që mungon

Në Shqipëri flitet shumë pak për çështjet e sigurisë dhe shëndetit në punë, edhe pse rastet ku punëtorët janë dëmtuar ose kanë humbur jetën në sektorë të ndryshëm nuk kanë munguar.

Sipas shifrave zyrtare, dhjetëra persona humbin jetën në vendin e punës. Por sa raste të tjera ka që nuk bëhen publike…

Institucionet kanë reaguar formalisht, bizneset kanë bërë sikur kanë marrë masa sigurie, ndërkohë që puna ka vijuar në këto subjekte sikur të mos kishte ndodhur asgjë.

Ajo që është problem, përtej një sistemi që nuk funksionon në shumë hallka të tij, është kultura e dobët për sigurinë dhe shëndetin. Dhe kjo jo vetëm në punë.

Duket se për pjesën dërrmuese të punonjësve e rëndësishme është paga dhe jo kushtet e punës, ndërsa në vendet e tjera ndodh e kundërta.

Pasi një punonjës i sigurt, është një punonjës që ndihet mirë, jo vetëm në ambientin e punës, por edhe në familje dhe me të afërmit. Një biznes i sigurt, është një biznes që performon mirë.

Sigurimi i Punonjësve nga Aksidentet

Mbulimet kryesore:

  • Humbje jete në rast aksidenti (përfitues janë familjarët)
  • Paaftësi e përhershme në rast aksidenti (invaliditet, paaftësi për të punuar)
  • Paaftësi e përkohshme (Shpërblim ditor në masën e pagës ditore)
  • Shpenzime mjekësore në rast aksidenti

Kujt mund ti ofrohet:

  • Të gjitha bizneseve (P.sh, Miniera, Ndërtim, Fasoneri, Gomisteri, pastrim, piceri, restorant etj)
  • Të gjithë individëve (P.sh, Minator, Hidraulik, Elektriçist, Punëtor ndërtimi, shofer etj)

Përfitimet kryesore:

  • Garanci financiare për punonjësin për shpenzime mjekësore nga aksidenti
  • Mbështetje finanicare e punonjësit në rast paaftësie
  • Qetwsi morale për punëdhënësin që i siguron punonjësit
  • Garanci për detyrimet e punëdhënësit

Sigurim do të thotë mbrojtje financiare dhe ligjore. Ndaj as mos punoni diku, as mos punësoni dikë pa patur më parë siguracionet e nevojshme.

Për çdo pyetje, mund të shkruani në:

Whatsapp: 068 606 2829

E-mail: [email protected]

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat