21.5 C
Tirana
Monday, May 20, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetShi në formën e shtrëngatave në të gjithë vendin/ Si parashikohen temperaturat...

Shi në formën e shtrëngatave në të gjithë vendin/ Si parashikohen temperaturat për sot

Ditën e sotme Shqipëria do të jetë në ndikim të kushteve atmosferike të paqëndrueshme.

Moti parashikohet të jetë me alternime vranësirash dhe intervale kthjellimesh.

Reshje shiu me intensitet të ulët deri mesatar që në orët e para të 24-orëshit në jug të vendit.

Në orët e mesditës reshjet e shiut do të prekin pjesën më të madhe të territorit me intensitet të ulët deri mesatar, hera-herës reshje shiu në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër.

Era do fryjë nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare deri në 6m/sek, e cila hera-herës fiton shpejtësi deri në 12m/sek.

Temperaturat parashikohen:

në zonat malore 8 deri 24°C

në zonat e ulëta 9 deri 26°C

në zonat bregdetare 11 deri 25°C

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat