17.5 C
Tirana
Monday, May 20, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetTV Klan: Sigurim i detyrueshëm për përdoruesit e bombolave të gazit

TV Klan: Sigurim i detyrueshëm për përdoruesit e bombolave të gazit

Të gjitha ato njësi shërbimi, qoftë subjekte si bare, restorante, shkolla apo industri që përdorin bombola gazi apo pajisje nën presion duhet të bëjnë sigurimin e detyrueshëm të këtyre pajisjeve.

Një vendim i fundit i Këshillit të Ministrave ka marrë fuqi ligjore dhe parashikon që sigurimi të kryhet mbi bazën e nivelit të riskut që kategorizon pajisjet në përdorim.

Kështu, për pajisje apo impiante nën presion me rrezik të ulët, kufiri minimal është 10 milionë lekë për ngjarje sigurimi dhe 20 milionë lekë në agregat, ndërsa për pajisje me rrezik të mesëm 20 milionë lekë për ngjarje sigurimi dhe 40 milionë lekë në agregat.

Po ashtu, vendimi i qeverisë përcakton për impiantet me rrezik të lartë, kufiri minimal do të jetë 35 milionë lekë, 100 milionë lekë në agregat.

Me risk të ulët kategorizohen vetëm kaldajat e avullit dhe ujë të nxehur ne prodhimtari, ndërkohë që me risk të lartë dhe shumë të lartë kategorizohen bombolat e gazrave teknike, rezervuarët e lëndëve djegëse si ato të karburanteve.

Ky vendim vjen në një kohë kur Inspektorati Shtetëror Teknik dhe Industrial ka ndërmarrë një aksion kontrolli në strukturat akomoduese mbi sigurinë e pajisjeve nën presion. /Tv Klan

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat