0.5 C
Tirana
Saturday, November 23, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetPensionet private njohin rritje, Fondi SIGAL më i madhi me 43.5% të...

Pensionet private njohin rritje, Fondi SIGAL më i madhi me 43.5% të tregut

Kthimet e fondeve të pensioneve private kanë shfaqur një tendencë në përgjithësi pozitive gjatë tremujorit të tretë të vitit.

Të dhënat e publikuara nga shoqëritë administruese tregojnë se kthimet vjetore për tre prej katër fondeve aktive të pensioneve janë në nivele më të larta krahasuar me tremujorin e dytë dhe me fundin e vitit të kaluar.

Në fund të muajit shtator, fondi më i madh SIGAL Pension, raportonte një kthim prej 3.69%, nga 3.68% që kishte qenë në mesin e këtij viti dhe 3.53% që kishte qenë për vitin 2020.

Lexo edhe: Rritet deficiti i skemës së sigurimeve/ Si funksionon skema private e pensioneve dhe avantazhet ndaj asaj shtetërore

Për Credins Pension, në fund të muajit shtator kthimi vjetor nga investimi arriti në 3.09%, nga 2.97% që kishte qenë në fund të tremujorit të mëparshëm dhe 2.85% në fund të vitit të kaluar. Fondi më i ri në treg, Albsig Pension, sipas të dhënave më të fundit të publikuara më datë 25 tetor siguronte një kthim vjetor prej 2.23%: Albsig Pension e plotësoi vitin e parë të aktivitetit në muajin shkurt të këtij viti dhe kthimi nga investimi ishte në nivelin 2.04%.

I vetmi fond me një rënie të lehtë të normës së kthimit është Raiffeisen Pension, që në shtator ka raportuar kthim vjetor nga investimi 4.24% në rënie nga niveli prej 4.37% në mesin e këtij viti dhe nga niveli 4.35% i fundit të vitit 2020.

Pasi pësuan një rënie të lehtë gjatë vitit 2020, kthimet në fondet e pensioneve po shfaqin një tendencë drejt rimëkëmbjes gjatë vitit 2020.

Sipas të dhënave nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, në mesin e këtij viti numri i kontribuuesve në fondet private të pensioneve arriti në 32,187, në rritje me 3.76% që nga fillimi i vitit 2021 dhe me 5.54% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Për sa i takon vlerës së aseteve neto, ritmet e rritjes paraqiten më të larta. Vlera e tyre në mesin e këtij viti arriti në 3.97 miliardë lekë, në rritje me 22.5% krahasuar me një vit më parë dhe me 10.3% që nga fillimi i këtij viti. Tregu i pensioneve private ngelet ende i vogël, megjithatë, ky treg ka ruajtur ritmet e rritjes dyshifrore edhe gjatë periudhës së pandemisë. Personat e anëtarësuar në këto fonde kanë vijuar të rrisin kontributet e tyre, edhe sepse në një pjesë të konsiderueshme ata janë pjesë e skemave që financohen ose bashkëfinancohen nga punëdhënësit e tyre.

Për nga vlera e aseteve neto, fondi më i madh është SIGAL Pension me 43.5% të totalit, i ndjekur nga Credins Pension me 29.8%, Raiffeisen Pension me 24% dhe Albsig Pension me 2.7%.

Fondi i pensionit vullnetar SIGAL është pjesë e SIGAL UNIQA Group Austria, kompania më e madhe e sigurimeve në vend dhe rajon dhe pjesë e UNIQA Insurance Group. Ai është i liçensuar konform legjislacionit të Shtetit Shqiptar.

Përfitimet dhe benefitet financiare të pensioneve vullnetare janë të shumta si:

  1. Kontributet e derdhura nga punëmarrësi në Fondin e Pensioneve Vullnetare SIGAL, zbriten nga të ardhurat personale për efekt tatimi mbi të ardhurat.
  2. Fitimi i realizuar nga investimi i aseteve të fondit nuk i nënshtrohet tatimit.
  3. Kontributet e bëra nga punëdhënësi në interes të punëmarrësve në Fondin e Pensionit Vullnetar SIGAL vlerësohet si shpenzim i zbritshëm për qëllim tatim mbi fitimin.
  4. Shërbimet e ofruara nga Banka për shoqërinë administruese dhe anëtarët e saj, konsiderohen si shërbim financiar dhe si rrjedhojë janë të përjashtuara nga TVSH-ja.

Lexo edhe: Mendo të ardhmen/ 30 arsyet përse duhet të zgjidhni Fondin e Pensioneve Vullnetare SIGAL

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat