8.5 C
Tirana
Thursday, April 25, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetSHBA hap dyert për personat e vaksinuar nga 8 nëntori/ Ja dokumentet...

SHBA hap dyert për personat e vaksinuar nga 8 nëntori/ Ja dokumentet që ju nevojiten

Nëpërmjet një njoftimi të publikuar në faqen e Ministrisë së Jashtme është bërë me dije se duke filluar nga data 8 nëntor, çdo udhëtar ndërkombëtar i cili është vaksinuar mund të lëvizë lirshëm drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Referuar njoftimit, përpara nisjes në bordin e avionit, udhëtarët duhet të paraqesin:

-Test me rezultat negativ për Covid-19, të marrë maksimumi tre ditë përpara datës së fluturimit drejt SHBA.

Plotësisht të vaksinuar konsiderohen ata persona të cilët kanë kaluar 14 ditë të plota nga marrja e dozës së dytë të vaksinës, për vaksinat me dy doza dhe marrja e dozës së vetme të vaksinës, për vaksinat me një dozë.

Vaksinat që do të pranohen sa i përket këtij rregulli janë:

-Johnson&Johnson;

-Pfizer-BioNTech;

-Moderna;

-AstraZeneca;

-Covishield;

-BIBP/Sinopharm;

-Sinovac.

Dokumentet që do të pranohen si dëshmi vaksinimi janë:

-Certifikatat e vaksinimit me QR Code1, në letër apo dixhitale (e gjeneruar në Shqipëri nga e-albania për të vaksinuarit në Shqipëri);

-Certifikata vaksinimi të lëshuara në nivel kombëtar (dëshmia e vaksinimit e lëshuar nga CDC për të vaksinuarit në SHBA).

Kategoritë të cilat përjashtohen nga detyrimi për të paraqitur provë të vaksinimit janë:

1.Fëmijët nën 18 vjeç;

2.Shtetasit e SHBA;

3.Rezidentët e përhershëm të SHBA.

Për këto kategori, koha e marrjes së testit me rezultat negativ të Covid-19 do të jetë maksimumi një ditë para datës së fluturimit të tyre drejt SHBA.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat