Siguria dhe shëndeti në punë nënkupton masat e marra për të siguruar mirëqenien fizike dhe mendore të punonjësve gjatë kohës që zhvillojnë aktivitietin e tyre profesional.
Përveç rastit më të fundit në Tiranë, ku si pasojë e rënies së një skele u dëmtuan rëndë dy kalimtarë, sipas të dhënave zyrtare, gjatë vitit 2023 janë evidentuar 102 raste të aksidenteve në punë nga të cilat u identifikuan 115 autorë të shkeljes së rregullave dhe mbrojtjes në punë nga të cilët 35 u arrestuan.
Sektorët me problematikë përsa i përket incidenteve në punë, ku jo rrallë herë kemi hasur edhe humbje jete nga punëtorët, mbeten ndërtimi, minierat dhe fasoneritë.
Garantimi i sigurisë dhe shëndetit në punë është thelbësor.
Kjo për disa arsye:
Së pari, ndihmon në parandalimin e aksidenteve dhe dëmtimeve në vendin e punës, të cilat mund të kenë një ndikim të rëndësishëm në shëndetin fizik dhe mendor të punonjësve, si dhe në aftësinë e tyre për të punuar.
Së dyti, mund të çojë në rritjen e produktivitetit, pasi punonjësit që ndihen të sigurt dhe të shëndetshëm janë më të aftë të përqendrohen në detyrat e tyre.
Së treti, mund të kontribuojë në mirëqenien në familje, pasi punonjësit e shëndetshëm dhe të kënaqur në punë, kanë më shumë gjasa të jenë më harmonikë në familjet e tyre.
Punëdhënësit kanë përgjegjësinë ligjore dhe morale për të garantuar sigurinë dhe shëndetin e punonjësve të tyre. Kjo përfshin ofrimin e një mjedisi të sigurt pune, ku përfshihet edhe Sigurimi nga Aksidentet për Punonjësit, i cili ofron mbështetje financiare për punonjësit, në rast të dëmtimeve shëndetësore për shkaqe aksidentale apo për humbjen e jetës.
PSE NEVOJITET SIGURIMI NGA AKSIDENTET PËR PUNONJËSIT?
- Sepse PUNONJËSIT JANË FINANCIARISHT TË BRISHTË!
- Sepse AKSIDENTET NDODHIN!
- Sepse MBULIME TË TJERA MUND TË MOS MJAFTOJNË!
Mbulimet kryesore:
- Humbje jete në rast aksidenti (përfitues janë familjarët)
- Paaftësi e përhershme në rast aksidenti (invaliditet, paaftësi për të punuar)
- Paaftësi e përkohshme (Shpërblim ditor në masën e pagës ditore)
- Shpenzime mjekësore në rast aksidenti
Kujt mund ti ofrohet:
- Të gjitha bizneseve
- Të gjithë individëve
Përfitimet kryesore:
- Garanci financiare për punonjësin për shpenzime mjekësore nga aksidenti
- Mbështetje finanicare e punonjësit në rast paaftësie
- Qetësi morale për punëdhënësin që i siguron punonjësit
- Garanci për detyrimet e punëdhënësit
- Në rast paaftësie dhe humbje jete nga 500,000 deri në 3,000,000 Lekë
- Shpenzimet mjekësore ose shpërblim ditor në rast paaftësie të përkohshme si pasojë e një aksidenti
Ofrojini kushtet më të mira për punonjësit tuaj, me sigurimin më të përshtatshëm për ta!
Kontaktoni tani në:
E-mail: [email protected]
Whatsapp: 068 60 62 829