13.5 C
Tirana
Sunday, April 28, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetGripi, fluks edhe në qendrat shëndetësore/ Fëmijët më të prekurit

Gripi, fluks edhe në qendrat shëndetësore/ Fëmijët më të prekurit

Fluksi i pacientëve që po preken nga gripi gjatë kësaj periudhe kanë ardhur në rritje duke ngarkuar edhe qendrat shëndetësore 24-orëshe.

Njëra prej tyre është edhe Qendra Shëndetësore 8 në kryeqytet, ku sipas drejtores Blerta Berberi, numri i pacientëve ka qenë relativisht i lartë.

“Fluksi më i shtuar ka qenë në shërbimin e pediatrisë duke qenë se fëmijët janë dhe mosha më delikate dhe më e prekshme nga virozat. Gjatë këtyre ditëve në shërbimin e pediatrisë janë kryer nga 230 deri në 300 vizita”.

Simptomat që shfaqen tek pacientët jane tepër agresive, prej të cilave temperatura e lartë apo dhimbjet e kokës.

“Pacientët kanë referuar për temperaturë shumë të lartë, deri në 40 gradë, dhimbje fyti e cila mund të zgjasë 1 ose 2 ditë, dhimbje koke, kollë e cila është shumë shqetësuese veçanërisht gjatë orëve të natës, dhimbje trupi, dhimbje mesi dhe djersë të shumta”.

Për të shmangur çdo përkeqësim nga gripi dhe virozat, nuk rekomandohet që fëmijët të frekuentojnë kopshtet dhe shkollat, gjithashtu duhen evituar edhe ambientet e mbyllura me shumë njerëz.

Për të ulur fluksin pranë Urgjencave dhe qendra shëndetësore po kontribuuon edhe kompania më e madhe e sigurimeve, SIGAL UNIQA, përmes shërbimit të mjekësisë moderne, “TeleShëndet“.

Falë këtij shërbimi, klientët e SIGAL UNIQA shmangin daljet e panevojshme nga shtëpia, do të shmagni trafikun e shpenzimet e automjetit si dhe pritjet para zyrës së mjekut.

Përmes celularit të tyre ata mund të komunikojnë me një mjek të licensuar, audio ose video, për çdo problem të tyrin shëndetësor.

PËRFITIMET

Ky produkt mund të blihet në çdo zyrë SIGAL UNIQA në qytetin tuaj ose Online direkt nga celulari juaj.

Nëse ju nevojiten më shumë informacione, shkruani në:

Whatsapp: 068 60 62 829

E-mail: [email protected]

LEXO EDHE: “Më shumë shërbime të kujdesit shëndetësor nga një burim i vetëm”, Brandstetter: Po investojmë rreth 50 milionë euro çdo vit

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat