Një i ri ka mbetur i bllokuar në banesë, pasi një masë shkëmborë ka rrëshqitur nga mali dhe ka rënë në shtëpinë e 25-vjeçarit.
Si pasojë, ka mbetur i bllokuar në banesë, 25-vjeçari, Dhimiter Vangjeli të cilit një pjesë e masës shkëmbore i ka zënë gjymtyrët e poshtme dhe i ka pamundësuar lëvizjen.
I riu ndodhet në spitalin e Përmetit dhe mjekët po vlerësojnë nëse do të duhet trajtim më i specializuar për dëmtimet që i riu ka në të dy gjymtyrët e poshtme.
Zona e Çarçovës është e kërcënuar prej shembjes së shkëmbinjve përgjatë të paktën dy dekadave të fundit. Incidente të ngjashme kanë ndodhur edhe në të shkuarën ku shkëmbinj janë shembur mbi banesa dhe mbi mjete që përshkonin rrugën nacionale.
LEXO EDHE: Zjarre, tërmete…/ Ponari: Sigurimi, mundësia e vetme për të mbrojtur pronën