13.5 C
Tirana
Sunday, April 28, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetFëmijët dhe gripi, mjekja apel prindërve: Evitoni grumbullimet/ Si ju vjen në...

Fëmijët dhe gripi, mjekja apel prindërve: Evitoni grumbullimet/ Si ju vjen në ndihmë kompania më e madhe e sigurimeve

Rreth 150 fëmijë paraqiten çdo ditë për të marrë ndihmë mjekësore pranë Spitalit Pediatrik të Elbasanit, të prekur nga virozat e stinës.

Mjekët thonë se problematike është temperatura e lartë e cila i reziston medikamenteve.

Që nga mesi i Dhjetorit fluksi është shtuar. Kemi mbi 100 paraqitje në 24 orë, varjon nga 110 deri ne 150 fëmijë që paraqiten të kërkojnë ndihmë në Urgjencën e Pediatrisë se Elbasanit. Ajo që vëmë re ne është rritja e shtrimeve sepse kjo virozë që po kalojmë jep dhe komplikacionet e veta. Komplikacionet kryesore janë zakonisht në rrugët respiratore. Fëmijët vijmë me pleumoni me bronkolite, fëmijët e vegjël me autite. Këto janë rastet me të spikatura, fëmijët që vijnë për ndihmë zakonisht janë fëmijë me temperatura rebele, pereistente ndaj anripiretikëve dhe prindërit shqetësohen me të drejtë”, thotë për Top-Channel shefja e shërbimit pediatrik Elbasan, Irena Palloshi.

Mjekët këshillojnë prindërit të evitojnë grumbullimet e kafenetë sidomos me foshnja, pasi grumbullimet në këtë periudhë të vitit, në kulmin e virozave, sjellin komplikacione tek fëmijët.

“Që mos bëjmë një fluks artificial në urgjencën tonë, këshilla është që të drejtohen në fillim tek mjeku i tyre i familjes, më pas të drejtohen në spitale e pediatri. Një këshillë tjetër shumë e rëndësishme që ne mësuam edhe nga Covidi është që t’i evitojnë grumbullimet, sidomos familjet që kanë beba të vegjël, sepse kemi beba të vegjël 1 muaj deri në 6 muaj me bronkiolite”.

Çfarë ju mundëson SIGAL UNIQA Group Austria.

SIGAL UNIQA Group Austria, kompania lider e sigurimeve në Shqipëri dhe rajon, sjell “Kartën e Kujdesit Shëndetësor”, e cila ju ofron një sërë benefitesh, duke nisur me mundësinë e marrjes së shërbimeve në spitalet dhe klinikat më të mira në Shqipëri dhe jashtë saj, një seri ekzaminimesh të domosdosshme për të mbajtur në kontroll shëndetin, komunikimin audio dhe video me mjekun 24 orë të ditës nga celulari juaj për çdo pyetje apo shqetësim e shumë të tjera.

Falë këtij shërbimi ju do të shmangni daljet e panevojshme nga shtëpia, do të shmagni trafikun dhe shpenzimet e automjetit si dhe pritjet para zyrës së mjekut.

PËRFITIMET

Ky produkt mund të blihet në çdo zyrë SIGAL UNIQA në qytetin tuaj ose Online direkt nga celulari juaj.

Nëse ju nevojiten më shumë informacione, shkruani në:

Whatsapp: 068 60 62 829

E-mail: [email protected]

LEXO EDHE: “Më shumë shërbime të kujdesit shëndetësor nga një burim i vetëm”, Brandstetter: Po investojmë rreth 50 milionë euro çdo vit

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat