13.5 C
Tirana
Friday, May 3, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetEuropa mbërthehet nga moti i keq/ Gjermania, Anglia dhe Franca mes acarit...

Europa mbërthehet nga moti i keq/ Gjermania, Anglia dhe Franca mes acarit dhe përmbytjeve

Mbretëria e Bashkuar është përfshirë nga moti i keq, teksa në orët e fundit është dhënë edhe alarmi për erërat e forta që prekin pothuajse të gjithë vendin e që kanë arritur shpejtësinë 160 km/h.

Kompanitë e energjisë elektrike kanë raportuar ndërprerje të furnizimit në mijëra shtëpi ndërsa janë anuluar dhe disa shërbime të transportit rrugor për shkak të stuhisë “Isha” që vetëm në orët e para të saj ka shkaktuar dëme të konsiderueshme.

Aeroporti i Belfast-it anuloi të gjitha fluturimet për në Britani pak përpara se të jepej alarmi për të gjithë banorët që të shmangin lëvizjet e panevojshme dhe të qëndrojnë larg zonave bregdetare.

Zyra e Meteorologjisë paralajmëroi banorët në Skoci dhe Irlandë që të mos dalin jashtë dhe të strehohen pasi stuhia sjell erëra kërcënuese për jetën.

Ndërkohë, në disa zona shiu i dendur i sjellë nga stuhia ka bërë që rrugët dhe komunitetet të përmbyten.

Moti i keq po vijon të shkaktojnë probleme edhe në vende të tjera të Europës.

Në Danimarkë, bora dhe shiu po zëvendësohen nga ngrica therëse, me autoritetet që paralajmërojnë qytetarët të shmangin lëvizjet e panevojshme në makinë për shkak të rrugëve të rrezikshme.

Rritja e nivelit të ujit po rrezikon shembjen e digave në pjesë të Gjermanisë veriore, e prekur prej ditësh nga reshjet e dendura. Autoritetet kanë mobilizuar vullnetarë nga shërbimet e mbrojtjes civile dhe miliona thasë me rërë janë shpërndarë në zonat e goditura.

Në Francë, temperaturat pritet të ulen drastikisht gjatë ditëve të ardhshme, dhe pas përmbytjeve banorët e rajonit të Pas-de-Calais janë të shqetësuar për acarin. Nëse niveli i ujit nuk do të reduktohet mjaftueshëm, ngricat mund të shkaktojnë dëme masive në banesat e përmbytura.

Nëse ngrin, do të jetë katastrofë. Gjithçka do të lëvizë, muret do të çahen, gjithçka”, thotë një banorë në Montreuil-sur-Mer, ku njerëzit po bëjnë të pamundurën për të mbrojtur shtëpitë.

LEXO EDHE: Rrebeshe shiu, stuhi ere dhe rrezik për përmbytje/ Doni të jeni një hap përpara rrezikut nga fatkeqësitë natyrore. Ja mënyra më e mirë

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat