13.5 C
Tirana
Monday, November 25, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetTop pushime për 2024-ën/ Edhe "The Mirror" zgjedh Shqipërinë si destinacion kryesor

Top pushime për 2024-ën/ Edhe “The Mirror” zgjedh Shqipërinë si destinacion kryesor

Shqipëria mbetet në krye të sugjerimeve të vendeve që duhet të vizitohen në 2024 edhe nga mediat britanike.

Tabloidi “The Mirror” e rendit vendin tonë të parin në një listë të destinacioneve kryesore për këtë vit.

Në artikull thuhet se pushuesit e zgjuar kanë zbuluar këtë destinacion piktoresk, miqësor dhe me leverdi i cili po ofrohet gjithnjë e më shumë nga operatorët turistikë në Mbretërinë e Bashkuar.

“The Mirror” shkruan ndër të tjera se kryeqyteti Tirana është kozmopolit me muze interesantë, ndërsa qyteti i dytë Durrësi ofron një amfiteatër romak dhe bukuri të tjera arkeologjike.

Media britanike përmend edhe zonat e trashëgimisë botërore të UNESCO-s, si Gjirokastra me pasurinë e saj arkitekturore.

“Shumica e britanikëve do të shkojnë në rivierën shqiptare me çmime të mira, në plazhe dhe resorte të bukura si Saranda. Në brendësi, liqenet e Shkodrës dhe Bovillës, plus malet e Parkut Kombëtar të Thethit që duhet të zbulohen”.

Tabloidi përmend edhe ushqimin shqiptar që sipas tij përmban pjata të shijshme dhe të shëndetshme mesdhetare.

Shqipëria renditet në krah të Kretës, Saksonisë, Arubës dhe Mauritius.

Që në ditët e para të 2024 kanë qenë të shumta mediat dhe agjencitë ndërkombëtare që renditin Shqipërinë si destinacion kryesor për pushime.

LEXO EDHE: Vendet që duhen vizituar gjatë 2024-ës/ CNN Travel zgjedh edhe Shqipërinë

Vitin e kaluar vendi ynë shënoi një rekord me mbi 10 milionë turistë të huaj.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat