18.5 C
Tirana
Saturday, April 27, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetKalimi i pronësisë/ 'Amortizim të referencës me 1% në vit', Mete: Rishikim...

Kalimi i pronësisë/ ‘Amortizim të referencës me 1% në vit’, Mete: Rishikim i çmimit të pronave edhe në bregdet

Ministria e Financave dhe Ekonomisë ka hartuar një udhëzim të ri, i cili vendos një rregull të ri lidhur me taksimin e kalimit të pronësisë, sipas të cilit çmimet e referencës do të amortizohen me 1% në vit në varësi të moshës së ndërtesës.

Në kuadër të ligjit “Për tatimin mbi të ardhurat” është hartuar edhe udhëzimi i ri, lidhur me taksimin e kalimit të pronësisë, ku kemi gjetur me vend të vendosim një rregull të ri, në bazë të së cilit çmimet e referencës do të amortizohen me 1% në vit në varësi të moshës së ndërtesës”, u shpreh Ministri, ndërsa shtoi se gjatë këtij viti do të ketë rishikim të çmimeve të referencës edhe në zonat bregdetare.

LEXO EDHE: Pronat/ Çmimet e referencës u rritën 29 deri në 73% në Dajt, Farkë, Kashar, Petrelë dhe Prezë

Ekonomia shqiptare do të zgjerohet gjatë viti 2024, duke u mbështetur nga rritja e kërkesës së brendshme, zhvillimi i mëtejshëm i turizmit, si dhe ecuria e mirë e sektorit të ndërtimit dhe energjisë.

Rritja, pritet të jetë të paktën në nivelet e vitit 2023, ose edhe më e lartë dhe e balancuar me kthesën e pritshme të ekonomisë botërore dhe asaj evropiane, deklaroi Mete në konferencën ku prezantoi disa nga arritjet dhe zhvillimet kryesore ekonomike për vitin 2023, si dhe parashikimet për vitin aktual.

Ministri theksoi se rritja e mëtejshme ekonomike do të mbështetet nga buxheti i vitit 2024, i cili parashikon 7 miliardë euro shpenzime publike të planifikuara, zbritje të borxhit publik nën nivelin 60% dhe mbi 634 miliardë lekë të ardhura tatimore të parashikuara.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat