Një 38-vjeçar shqiptar humbi jetën ditën e djeshme në periferi të Cremones në Itali.
Sipas mediave italiane, viktima është Erion Bali, banues në Gadesco Pieve Delmona, menaxher i një prej restoranteve italiane.
Përplasja ndodhi në rrethrrotullimin e San Felice. Makina e drejtuar nga 38-vjeçari, tip ”Volkswagen Golf”, e cila po shkonte drejt Gadesco-s, i ka dalë jashtë kontrolli, është përplasur me një tabelë dhe më pas me bordurën e rrugës.
Një nga hipotezat e aksidentit është ajo e përgjumjes në timon.
Zjarrfikësve iu desh të ndërhynin për shumë orë në përpjekje për të nxjerrë nga makina 38-vjeçarin.
Në vlerësimet e para të bëra nga personat me uniformë duket se humbja e kontrollit të makinës ka nisur rreth 100 metra para rrethrrotullimit.