Gripi i këtij dimri pritet të jetë më agresivi i katër viteve të fundit.
Referuar situatës në vendet e tjera, por edhe mungesës së tij gjatë kohës së pandemisë, ekspertët thonë se gripi i tipit A në qarkullim ka forma më të ashpra se më parë, ndërsa po dominon ndaj Covid-19 dhe virozëve të tjera.
Skënder Brataj, kreu i Urgjencës Kombëtare, thotë se jemi vetëm në fillimin e sezonit të gripit.
Rastet kanë nisur të rriten dhe më të shtuara janë te fëmijët. Fillimisht, simptomat e gripit ngatërrohen më ato të Covid-19.
Por, Brataj rekomandon qëndrimin në shtepi për çdo të infektuar, edhe pse 80% e rasteve e kalojnë lehtë.
Në këtë sezon virozësh, mjekët rekomandojnë konsumimin e lëngjeve, ushqimeve të ngrohta e të shëndetshme dhe mjekimin simptomatik, pa antibiotik të gripit, koronavirusit dhe virozave të tjera.