11.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetVIDEO/ “Si ta shtysh jetën me pensionin që të jep shteti?!”. Erion...

VIDEO/ “Si ta shtysh jetën me pensionin që të jep shteti?!”. Erion Kristo ka një mesazh për të gjithë

Ligji i ri “Për fondet e pensionit privat” tashmë ka hyrë në fuqi duke sjellë rritje të ndjeshme të përfitimeve fiskale dhe jo vetëm për këdo që, përveç pensionit shtetëror, kontribuon edhe në një fond privat.

“A e dini që ka dale ligji për pensionin privat?! Si more ç’ju duhet?! Jeta ikën sa hap e mbyll sytë dhe papritmas gjendesh përballë problemit më të madh: si ta shtysh jetën me pensionin e vogël që të jep shteti?”, thotë ndër të tjera gazetari dhe aktivisti i njohur i shoqërisë civile.

MESAZHI I PLOTË:

Por çfarë avantazhesh ka sistemi privat i pensioneve?

  • Ofron kushte më të favorshme moshe e vjetërsie në punë 5 vite para mbushjes së moshës në shtet ;
  • Ofron përfitime më të mëdha sesa skemat shtetërore pasi fondet investohen dhe kane një interes vjetor të lartë ;
  • Kontributi zbritet nga të ardhurat personale të anëtarit për efekt tatimi;
  • Fitimi që realizohet nga investimi i aseteve nuk i nënshtrohet tatimit gjatë investimit ;
  • Kontributet e bëra nga punëdhënësi dhe çdo kontribues tjetër, në emër dhe për llogari të anëtarit janë pronë e tij;
  • Në rast humbjeje jete asetet e anëtarit janë të trashëgueshme
  • Kontributet e bëra nga punëdhënësi në interes të punëmarrësve të tij vlerësohen shpenzim operativ, i zbritshëm për qëllime të tatimit mbi fitimin, deri në shumën vjetore për çdo punëmarrës, tahshme me ndryshimin e ligjit e barabartë me pagën minimale vjetore 480,000 lekë”; 

Sa duhet të paguaj për tu anëtarësuar?

Sa të dëshironi. Shuma minimale e kontributit fillon nga 1,000 lekë në muaj. Por sa më herët të filloni aq më i mirë është investimi dhe si rrjedhojë edhe përfitimi në moshën e pensionit.

LEXO EDHE: Taksë “free”/ Ponari: Ja pse pensioni privat i shërben bizneseve dhe punonjësve të tyre

Sipas të dhënave të AMF, për 9-mujorin 2023, numri i anëtarëve në fondet e pensioneve në fund të 9-mujorit 2023 rezulton në 38,001 anëtarë. Ose thënë ndryshe, vetëm 1 në 35 mijë të punësuar në vend derdh diçka nga rroga në skemat private të pensioneve.

Nga mbi 1.3 milionë të punësuar, numri i kontribuuesve vullnetarë në fund të shtatorit ishte 38,001 ose 2.9% e totalit.

Sipas AMF, në tregun e pensioneve private ushtruan aktivitetin e tyre pesë fonde pensioni, të cilat së bashku kanë një total asetesh neto prej 6,483.23 milionë lekë (60.80 milionë euro).

Numri i anëtarëve në fondet e pensioneve në fund të 9-mujorit 2023 rezulton në 38,001 anëtarë.

Sa i përket 5 fondeve të pensioneve, SIGAL Pension vijon të jetë lidere në treg sa i përket aseteve.

Duke e ditur se pensioni privat tashmë është diçka e nevojshme, veçanërisht për ata që duan të jetojnë me dinjitet, numri i anëtarëve megjithëse në rritje mbetet sërish i ulët.

Për të planifikuar një takim ose për të mësuar më shumë rreth shërbimeve të “SIGAL UNIQA Fond Pensioni”, kontaktoni me këshilltarët e Fondit, të gatshëm t’ju përgjigjen përçdo pyetje që keni.

Bëni një konsultim falas tani, duke telefonuar në +35544511666

Ose duke shkruar në [email protected]

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat