15.5 C
Tirana
Tuesday, May 14, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetAksident në Lezhë, "Audi" përplas 60-vjeçaren në vijat e bardha

Aksident në Lezhë, “Audi” përplas 60-vjeçaren në vijat e bardha

Një aksident ka ndodhur para pak minutash në zonën e Pazarit në qytetin e Lezhës.

Një kalimtare, rreth 60 vjeçe, është përplasur nga një makinë tip “Audi”.

Ajo ka qënë duke kaluar në vijat e bardha në momentin e aksidentit.

60-vjeçarja është transportuar drejt Spitalit Rajonal të Lezhës ku fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

LEXO EDHE: 10-mujori 2023/ 961 aksidente rrugore dhe 1.319 persona të vdekur dhe plagosur

PSE DUHET TË JEMI TË SIGURUAR GJATË GJITHË KOHËS

Një aksident, veç pasojave materiale apo fizike, ka edhe me kosto të larta financiare për përgjegjësin e aksidentit, gjë që e thellon edhe më shumë ngjarjen.

Ndaj vazhdimisht kemi apeluar tek qytetarët që të bëjnë kujdes me qarkullimin në rrugë, duke respektuar normat e qarkullimit, duke vendosur rripin e sigurimit por në të njëjtën kohë të marrin masa për t’i paraprirë çdo rreziku potencial, duke kryer sigurimin e përgjegjësisë ndaj palëve të treta.

Sigurimi i përgjegjësisë ndaj palëve të treta, ose TPL, është një sigurim i detyrueshëm dhe i ofrohet poseduesit të mjetit motorik, që qarkullon brenda Republikës së Shqipërisë.

Siguruesi merr përsipër përgjegjësinë civile të të Siguruarit ndaj palëve të treta, kur ai përfshihet në një aksident dhe është përgjegjës për dëme materiale, pasurore dhe/apo shëndetësore, në bazë të Ligjit “Për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e transportit”.

Në mungesë të siguracionit, shkaktari paguan nga xhepi çdo dëm që shkakton tek të tretët, që mund të jetë edhe qindra milionë lekë.

Çfarë mbulon siguracioni “TPL”?

Dëmet materiale

Këtu përfshihen të gjitha dëmtimet që u shkaktohen personave të ndryshëm, përfshirë edhe pasagjerët, me përjashtim të dëmit që pëson drejtuesi i mjetit përgjegjës për ngjarjen. Këto ndahen në tre lloje:

Dëmet shëndetësore

Këtu përfshihen të gjitha dëmet që shkakton mjeti shkaktar, si dëmet e mjeteve motorike, dyqane, shtëpi, pemë, kafshë,etj., me përjashtim të dëmit që pëson mjeti përgjegjës për ngjarjen.

  • Paaftësi e përkohshme
  • Paaftësi e përhershme
  • Vdekje

LEXO EDHE: Aksidentet/ Ponari apel qytetarëve: Drejtohuni kompanive të sigurimeve, duke u drejtuar avokatëve humbisni kohë dhe para

Masat ndëshkuese nëse nuk pajisesh me Sigurim

Moszbatimi i këtij detyrimi ligjor shoqërohet me masa administrative që rëndojnë xhepin e pronarit të mjetit të pasiguruar.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat