14.5 C
Tirana
Friday, May 3, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetTemperatura deri në -5 gradë celsius/ Si pritet të jetë moti gjatë...

Temperatura deri në -5 gradë celsius/ Si pritet të jetë moti gjatë fundjavës

Gjatë kësaj fundjave pritet të ketë rënie të ndjeshme të temperaturave.

Kështu shprehet meteorologu Hakil Osmani.

Osmani thotë se pritet që temperaturat maksimale në Ultësirën Perëndimore ditën e shtunë të arrijnë në 12-13 gradë Celsius. Ndërsa vlerat minimale do të regjistrohen edhe në -5 gradë celsius në mëngjesin e ditës së diel në zonat malore.

“Përsa i përket fundjavës, kemi një rënie të ndjeshme të temperaturave të ajrit me të paktën 5 gradë Celsius duke bërë që vlerat minimale në zonat malore të regjistrojnë edhe minus 5 gradë Celsius ditën e dielë, ndërsa maksimumet pritet që në ultësirën perëndimore t’i kemi ditën e shtunë në vlerën 12 gradë Celsius, ndërsa ditën e dielë rreth vlerës 13 gradë Celsius.

Përsa i përket kushteve të motit, fundjava ndahet. Dita e shtunë deri në orët e mesditës pritet që të jetë nën ndikimin e vranësirave të shpeshta, të cilat herë pas here do të krijojnë mundësira për reshje të izoluara shiu në sasira më të pakta se ato që kemi përjetuar. Më të fokusuara mbeten në zonat lindore. Duke filluar orët e pasdites të së shtunës dhe të mbrëmjes, kemi përmirësim gradual të kushteve të motit duke bërë që ditën e dielë të kemi dominim të motit të qëndrueshëm. Do të kemi alternime me kthjellime dhe kalime të pakta të vranësirave”, shprehet meteorologu.

LEXO EDHE: Vendi i përfshirë nga bora e shiu/ Asistenca Rrugore “AutoSOS”, mik i mirë në momente të vështira

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat