Kryetari i Shoqatës së Siguruesve të Jetës, Pensioneve dhe Fondeve të Investimeve, njëherazi CEO i “SIGAL Pension”, Elvis Ponari i ftuar në emisionin “Sheshi i Dollarit” në ABC foli për ligjin e ri për pensionet private dhe benefitet që rrjedhin prej tij.
“Pensioni privat është një benefit fiskal ose benefit për burime njerëzore për kompaninë. Pra një kompani e madhe fondin e pensionit e ka taksë ‘free’. Pra janë pa tatim për punëdhënësit dhe punëmarrësi këto para ka mundësi t’i prekë për pension. Duke i hapur një fond privat i mban akoma më lidhur. Ndaj edhe përdoret kjo. Kompanitë këtë vit po e bëjnë edhe më atraktive. Kjo e bën edhe më të qëndrueshme punën, pasi në fund të ditës kjo është një bonus që do e marrësh duke punuar. Ndaj kjo është më shumë për bizneset, pasi rritja e rrogës nuk është instrumenti i vetëm. Ka edhe ligje të tjera që mbulon më shumë shpenzimet, shëndet privat e me radhë.
Ne jemi 38 mijë. Nëse e marrim si statistikë është rreth 1 % apo 2 % e forcës punëtore. Duhet të ishin 25 % apo 30 % në këtë skemë. Shteti thotë unë të jap mundësinë të ulësh tatimin, përse kjo nuk bëhet? Ka frikë nga Piramidat? Ka ikur koha e piramidave. Kjo mungesë interesi lidhet me frikën”, tha ai, duke shtuar: “Ligji thotë fondet nuk i prek asnjë njeri”.
INTERVISTA E PLOTË: