25.5 C
Tirana
Monday, April 29, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetSoba e druve i shkrumboi banesën/ 'Në pak minuta humba gjithçka! Paratë,...

Soba e druve i shkrumboi banesën/ ‘Në pak minuta humba gjithçka! Paratë, orenditë, vajin e ullirit…

Zjarri i nisur nga soba e druve për pak sa nuk i ka marrë jetën një çifti të moshuarish në Frakull të Fierit. 

Flakët janë përhapur me shpejtësi duke rrezikuar jetën e tyre duke qenë se në atë orë ndodheshin ën dhomën ngjitur me atë ku ndodhej soba e druve dhe nga ku nisi zjarri.

Ka qenë një fqinj dhe i afërm, i cili rastësisht ka parë flakët të dalin mbi çati dhe menjëherë ka kërkuar ndihmë.

I ndihmuar nga fqinjë të tjerë ai ka mundur të nxjerrë jashtë banesës dy të moshuarit.

Në vendngjarje mbërriti policia dhe shërbimi zjarrfikës që bënë të mundur shuarjen e flakëve, të cilat mund të përhapeshin edhe në banesat përreth.

Megjithatë, shtëpia u shkatërrua plotësisht, e bashkë me të edhe mundi i disa viteve punë.

Asgjë nuk mbeti, orenditë, veglat e punës, dollapët e madje edhe paratë dhe vaji i ullirit që ndodhej në bodrum, gjithçka u përfshi nga flakët.

Mes emosionesh, Isa Muçaj, i zoti i shtëpisë tregon sesi ndodhi ngjarja, ndërsa apelon për ndihmë pasi gjithçka që kishte e humbi sa hap e mbyll sytë.

Me uljen e temperaturave, ngrohja me dru në zonat rurale dhe ajo me gaz në qytete mbeten alternativat më të përdorura, ndërsa nuk kanë munguar as rastet e zjarreve.

LEXO EDHE: Disa këshilla për sigurinë dhe parandalimin nga zjarri në shtëpi

SIGURIMI I PRONËS NGA ZJARRI DHE RREZIQET SHTESË

Shtëpia është një nga investimet më të rëndësishme, dhe sigurimi i saj, duke përfshirë sigurimin nga zjarri, na mbron nga dëmtime të cilat mund të mos kemi mundësi ti përballojmë financiarisht.

Ndaj, nëse  nuk keni mundësi që të mbuloni kostot e rindërimit të shtëpisë tuaj dhe zëvendësimin e humbjes së tyre nga vet xhepi juaj, Sigurimi i Shtëpisë është një domosdoshmëri.

LEXO EDHEËshtë kthyer në traditë tashmë/ Raporti i AMF: Sigurimi i Pronës i besohet SIGAL UNIQA-s

Mos luani me zjarrin! Siguroni banesën apo biznesin tuaj. Në SIGAL UNIQA ky sigurim nis nga vetëm 5,000 lekë në vit.

Kontaktoni tani dhe merrni një ofertë duke shkruar në:

E-mail: [email protected]

Whatsapp: 068 606 2829

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat