14.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitet10-mujori 2023/ Sigurimet e Jo-Jetës në Kroaci gjeneruan 83% të vëllimit të...

10-mujori 2023/ Sigurimet e Jo-Jetës në Kroaci gjeneruan 83% të vëllimit të tregut

Primet e shkruara nga 14 kompanitë e sigurimit që operojnë në Kroaci, gjatë 10-mujorit të këtij viti, arritën në 1.4 miliardë euro, nga të cilat 243.8 milionë euro (17%) i përkasin Sigurimeve të Jetës dhe dhe 1.2 miliardë euro (83%) atyre të Jo-Jetës, raporton Agjencia Kroate e Mbikëqyrjes së Shërbimeve Financiare (HANFA).

Në strukturën e sigurimit të jo-jetës peshën më të madhe e zë MTPL (35.7%), e ndjekur nga KASKO (18.%) dhe Sigurimet e Pronës nga zjarri dhe dëmet natyrore (9.2%).

Totali i dëmeve të paguara gjatë 10-mujorit arriti në 925 milionë euro, nga të cilat 345.8 milionë euro janë paguar në sigurimet e jetës (37.4 %), dhe 579.2 milionë euro (62.6 %) në sigurimet e jo-jetës, përcjell Sigurime.Online

Në strukturën e dëmeve të paguara jo-jetës, peshën më të madhe e zenë Sigurimet Motorike (59.9%) dhe sigurimet nga zjarri dhe dëmet natyrore (9.7%).

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat