14 C
Tirana
Monday, October 7, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetNë lekë dhe në valutë/ Rriten kursimet në tetor, vetëm në euro...

Në lekë dhe në valutë/ Rriten kursimet në tetor, vetëm në euro u shtuan me 1 miliardë në një vit

Kursimet që individët dhe bizneset kanë në sistemin bankar kanë shënuar një ecuri pozitive gjatë muajit tetor, në të dyja monedhat, si në lekë ashtu dhe në euro.

Sipas Bankës së Shqipërisë, në fund të muajit tetor, stoku i depozitave në Lekë arriti në 547.5 miliardë lekë, me një rritje prej 0.75% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ose 4 miliardë lekë më shumë.

Kjo është rritja e dytë më e fortë e këtij viti, pas qershorit. Gjatë 9 muajve të këtij viti, kursimet në Lekë kanë shfaqur një ecuri të dobët, duke u rritur vetëm në tre muaj. Në krahasim me një vit më parë kursimet në lekë janë zgjeruar vetëm me vetëm 0.47%, ose 2.5 miliardë lekë më shumë.

Në tetor, rritja e kursimeve në lekë është ndikuar nga korporatat jo financiare ashtu dhe nga individët, kryesisht në llogari kursimi pa afat.

Në fund të tetorit, stoku i kursimeve në euro arriti në 7.26 miliardë euro, me një rritje prej 1% në krahasim me muajin e mëparshëm, ose 75 milionë euro më shumë, e ndikuar si nga bizneset ashtu dhe nga individët.

Ndonëse me ritme të ngadalësuara, rritja ka vijuar edhe në shtator e tetor, teksa në gusht kursimet në valutë panë zgjerimin më të madh historik prej 286 milionë euro, të ndikuara nga efektet sezonale, por dhe prurjet pozitive në turizëm.

Zgjerimi i sezonit turistik përtej muajve tradicionale të verës, duket se po ndikon në ecurinë e mirë të depozitave dhe në shtator e tetor.

LEXO EDHEPërse një Fond Pensioni Privat?

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat